Kujtime dhe mbresa për Kahreman Yllin

1256
Nga Gëzim GJONI
Figura e nderuar e Kahreman Yllit, “Mësues i Popullit” dhe “Nder i Kombit”, puna e palodhur dhe raportet e tij me njerëzit që e rrethonin 
Takimi i parë në Çorovodë në vitin 1957. Kish ardhur me shërbim në Çorovodë me që do qëndronte disa dit makina etj ishte kthyer në Tiranë kur ky do kthehej për në Tiranë, (me ndalesa në për qytetet Berat, Lushnjë e Durrës ), morëm njoftim se ish bllokuar rruga te rripa e Strorës dhe nuk kalonte dot makina etj për ta marrë në Çorovodë. U vendos që do përcillej me makinën e Komitetit Ekzekutiv dhe si shoqërues për ta përcjellë Hetem Kapinova më ngarkoj ma ( Gëzimin ). Rrugës biseda ishte për dëmin e keq të motit në bujqësi dhe porosi të veçantë për mua ishte që të dilja mirë me mësime dhe të vazhdoj shkollën. “Puno të dalësh mirë ndër të parët ne mësime”.

Kur më doli e drejta e studimit për në shkollë e Ministrisë Punëve të Brendshme, ditën që po nisesha nëna më porositi; “Rrugë të mbarë o bir. Që do dalësh mirë me mësime e di, se mirë ke ecur deri tani, po në do të bëhesh njeri i mirë për vete, familjen dhe miqësinë do mbështetesh fort te Kahreman Ylli”. Mos ki merak i thashë do ta takoj ti jap të falat e tua.

Duhet të kryeja porosinë që më dha nëna e ta takoja patjetër Kahremanin. Shumë herë shkoja deri te godina e punës tij dhe largohesha pa e kërkuar për takim se mendoja se ç’far do bisedoja unë me atë njeri aq të madh e aq të ditur e prapë thosha shyqyr që nuk e kërkova se do turpërohesha në bisedë me të (unë dija të bisedoja me shokët e mi barinj për dhitë, cjeptë e zilet dhe me ata të shkollës kush mëson e kush është budalla, po me këtë ç’farë të bisedoi. Po detyra e nënës ishte ta takoja dhe ish detyrim i madh. U nisa në një orar që dija se dilnin nga zyra dhe dhe po drejtohesha drejt zyrave, kur ai doli, e sa më pa më përqafoj si babai fëmijën. U gëzova, u qetësova, u çlirova nga emocionet pasi ai më vuri dorën në sup ( në shpatullën e djathtë që më duket e kam të ngrohtë edhe tani). Më pyeti se kur kisha ardhur, në cilën shkollë kisha filluar, dhe biseda vazhdoj deri te shtëpia e tij. Më pyeti si shkonin punët në fshat, për problemin e prodhimeve bujqësore e hollësi të tjera rreth problemeve në fshat. Unë fluturoja nga gëzimi se për çdo pyetje që më bënte i përgjigjesha e bindesha që përgjigjet e mija ishin të sakta. Kur vajtëm në shtëpi i tha Parashqevisë: “Parashe na ka ardhur ky miku i Zakllarëve e do na bësh një drekë të mirë” . Unë nxora lejen e daljes së lirë dhe i thashë: ” të lutem më jep lejë se më mbaron koha e daljes së lirë dhe ndëshkohem mbas kësaj”. Më dha lejë. U gëzova se kreva porosinë e nënës dhe isha në gjëndje të përgjigjesha pyetjeve që ai më bëri.

Mbarova shkollën dhe u emërova në Tiranë. Sipas rregullave të mirësjelljes isha i detyruar të shkoja në atë familje e tu thosha se dola mirë me mësime dhe u emërova me punë në Tiranë. Vizita e parë që bëra te njerëzit e afërt në Tiranë ishte familja e Kahremanit. Mbas bisedave fillestare të bëra siç është rregull në vizita familjare Kahremani dhe këtë porosi: ” Përkushtoju punës, kujdes me eprorët, por veçanërisht sillu mirë me vartësit”. Me porositi që të vija pa droje shpesh herë në shtëpinë e tij. Më tha se jemi prej shumë vitesh miq se xhaxhesha tënde është nusja e xhaxhait tim. Kjo thënie ishte afërsi miqësore dhe midis miqsh nuk duhet të ketë droje. Unë i çliruar nga emocionet që kisha dhe afrimiteti që më sillte ai në takim vija shpesh dhe mësoja nga porositë e tij. Kuptoja se kishte merak mos gaboja gjatë kryerjes së detyrës. Detyra që ke më thoshte ai është e rëndësishme e shumë delikate. Koordinimi i punës ndërmjet institucioneve për zbulimin e veprimtarisë keqbërëse e sidomos të kontrabandës.

Një takim që më ka bërë përshtypje kur kam vajtur për t’i kërkuar kujdesje për Kujtimin (çuni i Veizit) i cili ishte i sëmurë e i shtruar në spital. I ati i tij më kërkoi të shkoja te Kahremani dhe t’i kërkoja ndihmë. Shkova në shtëpinë e tij, aty gjeta një oficer policie dhe mbahej në këto funksione, se ishte nipi i një anëtari të byrosë. Bisedat e tij ishin prej një idioti. Kahremani me duar kryq e dëgjonte. Biseda vazhdoi gjatë sa unë mend e humba durimin. Së fundmi e mbylli gojën budallai e iku. Si e kish zakon Kahremani e përcolli. Unë si nga sjellja e budallait ashtu dhe nga respekti qe tregonte Kahremani ndaj atij isha i çuditur. Më pyeti, nëse kisha ndonjë problem, i tregova shqetësimin që kisha. Më tha mos ki merak, se do bisedoj me mjekët dhe më dha dhe mua një letër për shefin e pavijonit. 

Ditën tjetër erdhi çudia! 
Ndodhesha në zyrën e Qemal Ballukut duke studiuar korrespodencën ditore dhe të përgatitja informacion për gjendjen e kriminalitetit dh eta nisja në ministri. Më merr në telefon Ethem Kapinova dhe më thotë të vish tani urgjent në Presidencë. Iu përgjigja se kam një material për në ministri dhe nuk dal dot. Më tha po dal të pres përjashta e mos u vono. U tmerrova thashë se ç’kishte ngjarë dhe u nisa me biçikletë. E gjeta në këmbë në lulishten e presidencës. M’u drejtua me egërsi ashtu siç ishte ai dhe më pyeti, ku ke qenë dje; Përsëri u habita, desha ta zbus dhe e pyetë se fjala dje ka shumë orë, për ç’kohë më pyet. -M’u përgjigj! më tha, si je sjellë dje me Kahremanin. I shpjegova ngjarjen. I ranë xhindet, thashë se mos kishe bërë ndonjë gomarllëk në bisedë me Kahremanin. Tani e pyeta unë, si është problemi që je kaq i shqetësuar. Më tha: “Më mori Kahremani në telefon dhe më tha e dija të urtë atë djalin (Gëzimin) po qenka shumë i egër”. Qesha unë qeshi ai dhe u ndamë me të mirë. 

Vitet kalonin, ne herë pas here takoheshim, por gjithmonë unë përpiqesha të mësoja prej tij dhe ti lija mbresa se nuk isha aq I egër ose ndonjë keqkuptim. Ai herë pas herë më jepte ndonjë porosi për kujdes në punë dhe veçanërisht për të mos u kompromentuar duke ndenjur me persona të padenjë. Nuk dija përse, po mendoja se më pyeste sa e njihja situatën kriminale dhe si e kryeja detyrën. Unë vija në shtëpinë e tij për të biseduar për porositë që më kishte dhënë në takimin e mëparshëm.

Një rast erdhi me Parashen në shtëpinë time për vizitë të takonin nënën dhe të uronin që kishim marrë shtëpi. Nëna sa nuk fluturoi nga gëzimi dhe vinte vërdallë për t’i sajdisur dhe më tepër qëndronte në këmbë sesa ulur në karrige. Ulu i tha Kahremani dhe pot ë kesh ndonjë punë thuaji Prashes ta kryejë, se edhe këtë nuse djali e ke. Nëna e përqafoi dhe i tha: “e solle në shteg fjalën o bir se druaja ta thosha”. –Thuaje, i tha ai, po të dëgjoj, mos ndruaj për asgjë nga unë as nga nusja e djalit që pot ë rri pranë. “Jam në hall, or djalë, o bir o Kahreman, nuk më dëgjon djali.” -Ç’thua moj nënë, e kemi më të mirin e djemve, Partia i ka besuar punë të larta e të vështira dhe ai i ka kryer shumë mirë ato, kam pyetur unë. 

-Po o bir po, po ato janë punët e shtetit, po punët e shtëpisë unë do t’i bëj, pse nuk martohet, po i shkon edhe mosha?! 
-Dëgjo moj nënë Dareko, djali tënd i ka cupat e Universitetit të Tiranës si kishim qëmoti dhëntë në vathë e bariu e dinte sa ishin bejka e sa kaleshka. Gëzimit kur t’i krijohen kushtet ashtu si i do ai, për tre ditë e sjell nusen në shtëpi. Një ditë del te dera e vathës dhe shikon; kjo kaleshja nuk bën, edhe kjo bejka nuk bën, kjo ruda është e mirë, nesër e verifikon biografinë, pasnesër e sjell në shtëpi, mos ki hiç merak!

Që nga kjo ditë deri sa u martova nëna nuk më tha më të gjeja nuse e t’ia sillja në shtëpi. 

Takimi që më çuditi
Më kishte lënë një porosi dhe unë shkova për ti dhënë përgjigje. Biseda mbaroi. Dëgjo më tha: “Do shkosh në fshat dhe do përgatisësh dokumentet për dëshmorët e fshatit dhe të tjerët. U habita dhe instinktivisht shikova tavanin e dhomës mos u shqetëso më tha e ke kollaj. Do fillosh takimin me Isuf Trebehovën që banon në Kamëz, çdo të thotë ai do mbash shënim. Do të japë ai persona të tjerë me të cilët do të takohesh. Po të pengoi kush thuaji më ka dërguar Kahremani. Kjo ishte punë e rëndë për mua dhe e gjatë në kohë. Ai ndërroi jetë por unë porosinë e tij e vazhdova deri në vitin 2004 në të cilën ekspozova 124 dëshmorë që dhanë jetën në luftë në mbarimin e këtyre dokumenteve mu dha nga qarku i Beratit dhe Organizata e Dëshmorëve të Kombit e drejta të përfaqësoj Shqipërinë në Unionin e Vendeve Martirë të Luftës së Dytë Botërore. 

Unë jam munduar të kryej çdo porosi që më ka ngarkuar ai. Të jem i kujdesshëm në marrëdhënie me eprorët të jemi i kujdesshëm në marrëdhëniet me vartësit, të ndihmoj cilindo që ka nevojë dhe unë kam mundësi ta ndihmoj. Ky engjëll (Kahremani) nuk ishte vetëm për mua i tillë por për cilindo që ai njihte. Në një takim që kam pasur me rastin e ditës së dëshmorëve një një familje dëshmori nga Skrapari, ku erdhi për vizitë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Hadri Kazbiu, midis të tjerave u shpreh: “Ju skraparllinjtë duhet të jeni krenarë që jeni patriot të njeriut më të mençur të kohës sonë”. Kujtova se më provokoi dhe i thashë: “Jo i thashë është i mençur ai dhe i drejtova sytë nga fotografia e Enver Hoxhës”. Jo jo, është Kahremani. E desha një thënie të tillë dhe u binda, se nuk më provokoi. Ia thashë këtë fjalë Ethem Kapinovës dhe ai më tha, se kam dijeni që Enver Hoxha i është drejtuar Kahremanit me një shënim duke i kërkuar një libër sa për ta lexuar dhe për t’ia kthyer prapë. 

Ku kërkoja një arkitekt për përgatitjen e memorialit për Dëshmorët e Kombit për Komunën Leshnjë, kam marrë kontakt me arkitektin Ismail Kallfa, i cili më pyeti: “Për ku bëhet fjalë ky memorial?” I thashë në komunën Leshnjë, Skrapar. Në fshatin e e Kahreman Yllit, pohoi ai “Kahreman Ylli tha ai ish simbol i kombit” Jo i thashë simbol i kombit tonë është flamuri. Është si them unë, tha ai me vendosmëri sikur donte të më detyronte të mos kundërshtoja thënien e tij. Prapë iu drejtova dhe I thashë: “shkruaji këto që më the:. Ai i shkroi. I mbaj si kujtimin më të shtrenjtë që kam për idhullin e jetës sime. Kjo bisedë është bërë në datën 7.09.2004.

Sinan Ylli
1. Patriot, luftëtar për liri që në moshë të re
2. Anëtar i Këshillit Krahinor të Skraparit që në 1911
3. Mbështetës dhe luftëtar i Shpalljes së Pavarësisë që në 1912
4. Pjesëmarrës i luftës së Vlorës 1920
5. I internuar nga forcat kundërshtare qeveritare të regjimit zogist
6. Shtëpia e tij u bë bazë e Luftës dhe Qendër e Qëndrimit Ilegalëve të Qarkut Korçë e Berat
7. Qendër e qëndrimit të misionarëve anglezë
8. Shtëpia e tij është djegur në 1914 nga forcat greke dhe në Operacionin e Qershorit 1944
Kahreman Ylli
1. Ka mbaruar studimet e larta në Francë
2. Ish anëtar i Partisë Komuniste Franceze
3. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare
4. I ngarkuar për drejtimin e luftimeve midis qarkut të Beratit dhe të Korçës 
5. Ministër fuqiplotë dhe përfaqësues i shtetit shqiptar për mbrojtjen e shtetit shqiptar të mbas Luftës
6. Ministër i Arsimit
7. Rektor i Universitetit të Tiranës
8. Mbas vdekjes ka marrë dekoratën “Mësues i Populli” “Nder i Kombit” dhe shumë të tjera
Sigal