Ismail H. Xhaferri: Një kartolinë për Genc Rulin

692
Qaj moj Gjirokastra jonë
O qyteti me lezet
Të gjeti hata e madhe
S’do jetë Ruli deputet
O Gjirokastra me nure
Ndërtuar e gjithë mbi gurë
Ti që shekujve do rrosh
Për Rulin si do durosh?
O moj Gjirokastra jonë
Iku Genci për gjithmonë
20 vjet e ca më shumë
Investoi vetëm në lumë
Lumi Drino dhe lugina
Për Rulin ishte hambar
Vit për vit gërmo ne brigje
Gëlltitur mijëra dollarë
O Gjirokastra me vulë
Ç’e bëre Genci hajdutnë
Do thoni ç’kam unë me te
Mua s’më ka vjedhur gjë?
Që Genci ka përfituar
Unë e kam me të dëgjuar
Ja ka thëne Saliu vetë
Ballë përballë në parlament
Unë kam dëgjuar Salinë
Kur e akuzoi të zinë
Ç’nuk bëri shoku Sali
Që ta çonte në qeli
E mbani mend dikur
PD-ja i ra me gur
Se Genci zbuloi thesar
Bënte kontrabande me “arre”
O more ti druri arrë
Mos t’u gjendttë fare farë
As u zhduke as u sose
Për pak Rulin na burgose
Për Gencin na rëntë pika
Flasin ca gojë të liga
Thonë që ka bërë kërdinë
Kur drejtonte ministrinë
Thonë që ka bërë kërdinë
Siç bën ujku me mëlçinë
Dhe andej nga energjia
Ç’nuk benë duart e tija
O Gjirokastra mbi mal
Për Genc Rulin të kesh mall
O moj e mira në shoqe
S’ka kush të bën kashtë e koqe
Unë i vë duart në zjarr
Vetëm për një të vërtet
Ndërtoi një shtëpi kështjellë
Vetëm me rogën e vet
O Gjirokastra me vlerë
Si Genci s’ka shumë të tjerë
I vajtën punët sahat
Komunist e demokrat
Po i mbyll vargjet e mia
Dhe pse s’mbaron historia
Kur bije dikush nga kali
Lere në fatin e tija…
Sigal