Kuçovë, 81-vjetori i Grevës se Naftëtarëve

953
Julian XHELILI 
Zhvillohet ceremoni festive te Lapidari i Grevës, ne lagjen “11 Janari”, me rastin e 81- vjetorit te Grevës se Naftëtarëve te Kuçovës. Në Kuçovën historike, pranë memorialit është përkujtuar një datë historike, një ditë e madhe të të lëvizjes punëtore dhe sindikale , më e madhja për nga pjesëmarrja dhe nga numri I pjesëtarëve për atë kohë ,11 shkurtin e vitit 1936. Ne këtë ceremoni morën pjese Kryetari i Bashkisë Kuçove Z. Selfo Kapllani, Ministrja e shtetit dhe njëkohësisht edhe deputete e Kuçovës Ermonela Felaj, Veteranë, Naftëtarë të vjetër, Kryetari bashkisë Selfo Kapllani, në fjalën e tij është shprehur, 81 vjeç më parë punëtorët e vajgurit shqiptar u ngritën në një grevë të përgjithshme, ku I treguan vendit, regjimit të asaj kohe dhe kompanive të huaja që shfrytëzonin nëntokën, se çfarë është në gjendje të bëjë punëtoria dhe populli shqiptar kundër padrejtësive shoqërore dhe shfrytëzimit barbar për të kërkuar të drejtat e tij themelore për jetesë më të mirë dhe dinjitet. Sot ne gëzojmë të drejtën legjitime ta gjuajmë 11 shkurtin ‘’Ditën e Naftëtarëve Shqiptarë”. Burimet historike dhe dokumente tregojnë se nafta në vendit tonë ose siç e quanin ndryshe të parët tanë “Gjaku Dragoit” ka shpërthyer që në kohë shumë shumë të vjetra nga thellësia e nëntokës duke dalë në sipërfaqe. Me të drejtë mund të thuhet se vajguri në Shqipëri është aq I vjetër , sa shqiptarët në tokën arbërore”, tha ai. Që në fillesat e shekullit XIX, shoqëritë e huaja kishin filluar studimet për naftën shqiptare Në vitin Italian dërgoi në Shqipëri një mision ekonomiko- shkencor të kryesuar nga majori Silvo Exheli, me gjeologë të dëgjuar të cilët me studimet e kryera, hodhën bazat mbi pranin e vajgurit sidomos në luginën e Devollit dhe në fshatin Kuçovë. Qeveria italiane që kishte synime okupuese ndaj Shqipërisë në datën 08.07.1925 , krijoi të parën herë administratën autonome me emrin AIPA që kërkoi, zbuloi dhe shfrytëzoi naftën dhe gazin. Kjo shoqëri për të kryer punimet, mori punëtor shqiptarë për forca të lira krahu, trajtoheshin shumë keq dhe paguheshin shumë pak. Punëtorët punonin 12 orë në ditë dhe paguheshin 3- 5 herë më pak se punëtorët italianë. Në të gjitha repartet e puse në kantierin e naftës po fillonin reagimet me protesta e manifestime të vogla që shtypeshin mizorisht nga italianët dhe xhandarët e zogut Në këto kushte filluan dhe kundërshtimet e punëtorëve ndaj kësaj shoqërie. Me nismën e patriotit Mafuz Laze dhe mbështetjen e punëtorëve të naftës u bë e mundur formimi I organizatës me emrin Shoqëria e punëtorëve të të Kuçovës dhe e qarkut “Puna” me status përkatës. Kishte flamurin me ngjyrë kombëtare dhe me një kordele të bardhë Kishte gjithashtu vulën e rrumbullakët me shkronjat “Shoqëria Puna Kuçovë”, e themeluar 18 nëntor 1935 .Më 28 nëntor 1935 punëtorët e kantierit festuan ditën e pavarësisë Kudo u pezullua puna dhe u mbajtën fjalime. Kjo situatë shqetësoi autoritetet e larta të huaja e të vendit prandaj në janar të vitit 1936, u pushua nga puna Mafuz Laze, sekretari Adem Hoxha e shumë të tjerë .Në përgjigje të kësaj mase ekstreme u mblodh në fshatin Perondi këshilli drejtues I Shoqërisë ‘’Puna’’ dhe vendosi Më 11 shkurt 1936 të organizohej greva e përgjithshme e naftëtarëve dhe banorëve të Kuçovës. Greva u vendos që të bëhej në lagjen me të vjetër të qytetit ..Vidhat’’Greva do të fillonte me rënien e sirenave në Kozare në orën 9-00, të datës 11 shkurt. Me këtë sinjal të gjithë lanë punën dhe shkuan në grevë Folësit në këtë grevë do të kërkonin kthimin në punë të gjithë shokëve të larguar nga puna nga shoqëria AIPA. Në atë ditë dimri të acarit filloi greva e përgjithshme ku kërkohej kërkesat e naftëtarëve shqiptare. Situata e krijuar shqetësoi së tepërmi autoritetet vendore dhe qendrore Me në krye Ministrin e brendshëm Ethem Toto ,forcat e xhandarmërisë dhe të kuesturës italiane përdorën dhunën e bënë reprezalje ndaj grevistëve .
Sigal