Ersekë, arrestohet 28-vjeçari, goditi me thikë vëllain e tij

427
Një 28-vjeçar nga Erseka është vënë në prangat e policisë pasi ka goditur me thikë vëllain e tij.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjergji Shkoza, 28 vjeç, banues në Ersekë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.02.2017 në banesë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me thikë në dorë vëllain e tij, shtetasin E.Sh,20 vjeç, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të lehta”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal