Kol. Arqile Veshi: Si u mobilizuan 40 mijë trupa në provokacionet greke dhe armatimi i Shqipërisë 1950-1990

1158
Sigal

Në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit prej provokacioneve të monarko-fashistëve grekë u  mobilizuan 10 mijë trupa

– Rreth 30 mijë trupa të tjerë ishin të gatshëm pranë zonës së luftimit

Duhet Ushtri për mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe jo për mbrojtjen shtetërore civile të vendit

Trupat greke lanë të varë në tokën shqiptare rreth 300 ushtarë e oficerë, rreth 590 të plagosur dhe 270 robër

-Ndërsa nga forcat tona për 10-12 ditë luftime të përgjakshme deri në bajonetë me bajonetë, mbetën të vrarë 29 ushtarë e oficerë dhe 127 vetë të plagosur

– Sot është e domosdoshme që të merren masa për organizimin e ushtrisë shqiptare me tërë tiparet e mbrojtjes së vendit, ashtu si edhe vendet që janë anëtare të Aleancës

-Shteti Grek nga viti 1941 mban në fuqi ligjin e famshëm të luftës dhe pretendon për territore në Jugun e Shqipërisë

-Në rast nevoje, si mund të përballohet një agresion apo provokim i mundshëm si ai i 2 Gushtit 1949, kur nuk kemi ushtri të organizuar me batalione

Dok. Arqile Veshi

Dihet se Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 9 Maj 1945 dhe Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944, Ushtria Mbretërore greke e ndihmuar nga ushtria amerikane dhe angleze, pas 8 muaj provokacione të njëpasnjëshme në kufi, më 2 Gusht 1949 vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë të cilët shkaktuan dëme të pallogaritshme në ekonominë e vendit, mbi 80 tanke dhe një divizion artilerie me afro 400 gryka zjarri me pretekstin se po ndiqte forcat komuniste greke, pasi sipas tyre Shqipëria ndihmonte forcat demokratike partizane greke. Ndërsa qëllimi i vërtetë i qeverisë greke ishte realizimi i Megalo-Idesë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Vorio-Epirit) për të cilën nuk heq dorë.

Natyrisht në këtë periudhë shteti shqiptar megjithëse i porsa dalë nga Lufta e Dytë Botërore, disi i organizuar me të gjitha institucionet e nevojshme, përfshi edhe Ushtrinë Popullore Shqiptare, e cila edhe në ato kushte bëri të mundur e mobilizoi e futi në luftë për mbrojtjen me çdo kusht të integritetit territorial të vendit nga monarko-fashistët grekë, rreth 10 mijë ushtarë të organizuar që nga postat kufitare, reparte e njësi të skalonuara në disa skalone si dhe mbante në gadishmëri për ti hedhur në luftim kur të ishte e nevojshme, edhe rreth 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së luftimit. Pra, duke patur një ushtri të organizuar u bë e mundur që të mbrohej me dinjitet e krenari çdo pëllëmbë tokë e truallit shqiptar dhe grekëve t’u tregohej vendi e se Shqipëria ka zot. Për këtë është kuptimplotë deponimi në kujtimet e ish komandantit të postës kufitare në Vidohovë,  Xhafer Matuka (Vidohova 2 gusht 1949 “Tiranë 1968 faqe 84), ku ndër të tjera thuhet se trupat greke lanë të varë në tokën shqiptare rreth 300 ushtarë e oficerë, rreth 590 të plagosur dhe 270 robër, ndërsa nga forcat tona për 10-12 ditë luftime të përgjakshme deri në bajonetë me bajonetë, mbetën të vrarë 29 ushtarë e oficerë dhe 127 vetë të plagosur si dhe dëme të ndjeshme materiale.

Duke sjellë në kujtesë sulmin ushtarak grek të 2 gushtit 1949 dhe kërkesat e viteve të fundit të qeverisë greke si për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, si dhe ajo për detin e gjirit të Sarandës e të tjera pretendime, nuk është e vështirë të kuptohet se Greqia nuk ka hequr dorë e nuk heq as në të ardhmen për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Natyrshëm shtrohet pyetja. A është Shqipëria e përgatitur ushtarakisht për ta përballuar një agresion të mundshëm nga Greqia apo ndonjë vend tjetër?

Në kushtet e reja politike-ushtarake

Në kushtet e reja politike-ushtarake që ka hyrë edhe vendi ynë pas viteve 1990 e këtej, si dhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, është një hap më shumë për rritjen e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Kjo buron nga objekti themelor që ka patur dhe ka kjo organizatë i cili është garantimi dhe sigurimi i të gjithë anëtarëve të saj me mjete politike dhe ushtarake, sipas parimeve të kartës të Kombeve të Bashkuara. Bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, Aleanca ka punuar e punon për vendosjen e një rendi të drejtë e të zgjeruar paqësor në Europë e më gjerë. Bazuar në këtë objektiv themelor, mundëson krijimin e kushteve për çdo anëtar për rritjen e bashkëpunimit, si midis pjestarëve të Alenacës, ashtu edhe me vendet e tjera për rritjen dhe zhvillimin e strukturave organizative për rritjen e sigurisë individuale të çdo shteti dhe në tërësi të shteteve pjesëmarrësve në këtë aleancë. Dihet se Alenca në strategjinë e saj zbaton politikat e sigurimit, duke mbajtur e konsoliduar një arsenal ushtarakë, të mjaftueshme për të parandaluar luftën e për të siguruar mbrojtje të efektshme, ajo ka aftësi të përgjithshme për të ballafaquar me sukses shmangien e krizave që lidhen me sigurimin e antarëve të saj si nëpërmjet përpjekjeve politike, dialogut, midis palëve në konflikt dhe veprimeve bashkë punnuese për sigurimin, parandalimin dhe mbrojtjen ndaj çdo agresioni kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo shteti anëtar në këtë aleancë. Pra parë me këtë këtë këndvështrim, qënia anëtar i kësaj Aleance rritet besimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit terriotirla të vendit nga çdo aggression i mundshëm ndja vendit tonë.

Mirëpo, duke referuar faktet se Aleanca angazhohet në tërësi në veprime të përbashkëta e me bashkëpunim të ndërsjelltë midis shtetesh pjesëmarëse e sovrane të bazuar në pandashmërinë e sigurimit të secilit antar. Kjo ndërvarje kërkon që çdo anëtar të mos detyrohet të mbështetet vetëm në potencialet e veta kombëtare, karshi sfidave themelore të sigurisë. E megjithatë politika dhe strategjia e Aleancës nuk u heq shteteve antare të drejtat e detyrat për të realizuar përgjegjësitë e tyre sovrane në fushën e mbrojtjes të vendit e kombit të tyre që do të thotë se çdo shtet pavarësisht se edhe anëtar i Aleancës, duhet të marrë masa që në çdo rrethanë politko-ushtarake të jetë në gjendje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit të vetë.

Pra duke, vlerësuar rolin e pamohueshëm të Aleancës në rritjen e sigurisë së mbrojtjes së vendit, është e domosdoshme që të merren masa për organizimin e ushtrisë shqiptare me tërë tiparet e mbrojtjes së vendit, ashtu si edhe vendet, që ndonëse janë anëtare të Aleancës, por  kanë të organizuar ushtrinë e tyre.

Realiteti në Ballkan

Fakte për këtë janë ngajrjet e fundit midis Greqisë e Turqisë të cilat janë anëtare të Aleancës por kur u prekën sadopak interesat e tyre në Egje, ato bazuar në arsenalin ushtarak të tyre treguan dhëmbët njëra-tjetrës për të mbrojtur sipas tyre sovranitetin respektiv. Natyrshëm del pyetja, po vendi ynë që ka kufi shtetin Grek, i cili nga viti 1941 mban në fuqi ligjin e famshëm të luftës dhe pretendon për territore në Jugun e Shqipërisë, në rast nevoje si mund të përballohet një agresion apo provokim i mundshëm si ai i 2 Gushtit 1949, kur nuk kemi ushtri të organizuar me batalione, brigadë, e divizione dhe me përcaktim të detyrave luftarake për situata të veçanta duke mos përjashtuar bashkëpunimin e bashkëveprimin me forcat e aleancës?

Duke e quajtur e vlerësuar si detyrë të rëndësishme për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, mendoj e sugjeroj që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare të organizojë punën e të kryejë studim për organizimin dhe funksionimin e ushtrisë shqiptare në përshtatje me konjukturat politike e ushtarake të kohës me qëllim që të sigurohet sovraniteti e mbrojtja e vendit, në çdo rrethanë e situatë politiko-ushtarake që mund të krijohet, dhe jo thjesht të mbahet ushtria vetëm e vetëm për të kryer detyra, ndonëse janë të domosdoshme për mbrojtjen shtetërore civile të vendit që është e aftë dhe e  kryen aktualisht mirë këtë detyrë.

– Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare të organizojë punën e të kryejë studim për organizimin dhe funksionimin e ushtrisë shqiptare, në përshtatje me konjukturat politike e ushtarake të kohës, me qëllim që të sigurohet sovraniteti e mbrojtja e vendit

 Armati i Ushtrisë Shqiptare 1950-1990

Këmbësoria: 

22 Divizione Këmbësorie, në përbërje të të cilëve ishin 110 brigada këmbësorie; 19 brigada sulmuese të organizuara e të përgatitura për të vepruar kryesisht në shpinë të armikut; 8 brigada të Rinisë Shkollore të Armatosur me nxënës të shkollave të mesme, (klasat 11-ta e të 12-ta); 5 brigada të rinisë universitare të armatosur; 11 brigada tankesh me 1300 taknke, 638 transportues të blinduar e 630 diagaçë; 1 brigadë të ndërlidhjes; 36 batalione zbulimi me trupa, dhe dhjetëra posta radiozbulimi për përgjimin e armiqve të mundshëm1); (Sipas procesverbalit të Mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, Shqipëria kishte gati 3 lloj armë këmbësorie (pushkë gjysëm automatike, automatikë e mitraloza) për çdo ushtar e vullnetar, nxënës e student: pushkë 436.800, automatikë 235.200, mitralozë të lehtë e të rëndë 28.000, mortaja (të gjithë kalibrave) 7.400, fishekë të kalibrave të ndryshëm 2.600.000.000 copë. Uzina e Poliçanit prodhonte 300.000 granata dore ofensive e difensive në vit, si dhe prodhoheshin edhe predhat e mortajave 82, 107 e 120mm dhe po zgjerohej linja e prodhimit të municioneve për topat KT 75mm, obuzat 122mm, për topat KA 37mm e mitr.KA 12,7 e 14.5mm”). ).

Brenda 72 orëve Shqipëra mobilizonte 750.000 njerëz në uniformë për të përballuar agresionin. Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë.

Mbrojtja Kundërajrore (MKA), arma më masive: 

 34 regjimente të artilerisë kundërajrore dhe 100 grupe AKA (në përbërje të brigadave të Këmbësorisë), të kalibrave 20, 25, 37, 57, 85 dhe 100 mm, me gjithsej 3800 gryka zjarri; 14.000 mitralozë 12,7mm pa llogaritur 22 batalione të mitralozave KA 14,5mm dy dhe katër tytësh (gjithësej 1.188 tyta zjarri)2); një regjiment i raketave të drejtuara kundërajrore tokë-ajër SAM-2, për mbrojtjen e kryeqytetit nga aviacioni armik, ku të gjitha repartet e tij ishin shdërruar në rajon tepër të fortifikuar, dhe çdo lëvizje ishte e nëndheshme; një regjiment të zbulimir radioteknik, në përbërje të të cilit kishte 17 posta radioteknike, (14 aktive e 3 rezervë), të tipave P-8, P-10, P-15 dhe P-30, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore përreth kufijve të vendit tonë deri edhe 150 km tej kufirijve shtetërorë; 5 baza të furnizimit material-teknik RKP dhe shumë reparte të tjera të shërbimeve të domosdoshme të ushtrisë. I gjithë sistemi i MKA, përfshi edhe pozicionet e zjarrit të mit.KA 12,7mm, ishte i vendosur në tokë dhe nën tokë, asnjë armë ose aparaturë mbi tokë. Për kohën ky lloj armatimi dhe sasia e tij ishin tepër efikas3).

 Artileria Fushore: 33 brigada të Artilerisë tokësore në vartësi të divizioneve dhe RKP, krahas artilerisë organike në brigada e batalione këmbësorie, të përbëra prej topa dhe top-obuz prej kalibrit më të vogël 75, 76 mm deri në kalibrin me larghedhje të madhe 122, 152mm, si dhe reparte mortajash të kalibrave 60, 81, 107, 120 dhe deri 160mm, që ishin efektivë në mënyrë të veçantë për veprime luftarake në terren malor. Me përparësi ishte punuar për sistemin e artilerisë kundër-tanke si dhe artileri reaktive me prodhushmëri të lartë zjarri. Si rrjedhojë ekzistonte një iventar i përgjithshëm artilerie tokësore pej 21.500 gryka zjarri, ku 4300 gryka zjarri ishin të kalibrave 120mm e lart; 6 Regjimente të Artilerisë Kundërtanke; 4 regjimente të artilerisë bregdetare të kalibrit 100 e 130mm, që vepronin bazë grupi e baterie për asgjësimin e anijeve desanto-zbarkuese e anijeve luftarake të armikut4). Të gjithë PZ të artilerisë ishin QZP tepër të fortifikuar.

Arma e Xhenjos: Ekzistonte një Divizion Xhenjoje me tre brigada xhenjere; si dhe 4 regjimente fortifikimi; një detashment i teknikës së rendë; një batalion autonom të nxjerrjes së kromit dhe një kompani autonome në ishillin e Sazanit5). Ky Divizion ishte Rezervë e Komandës së Përgjithshme (RKP) dhe shtrihej në të gjithë vendin. Përveç këtij divizioni ishin edhe repartet xhenjere të trupës: 22 batalione xjenjere, (një për çdo DK); 110 kompani autonome xhenjere, (një për çdo BrK); 440 toga xhenjere, (një për çdo batalion këmbsorie)6).

Arma e Mbrojtjes Kundërkimike: Një regjiment autonom i Mbrojtjes Kundërkimike (flakëhedhës), RKP, krahas nënreparteve përkatëse të divizioneve, brigadave, regjimenteve e batalioneve (grupeve), njësoj sikundër folëm edhe për trupat xhenjere.

Forcat Ushtarako Detare: 5 Baza Ushtarako-Detare, (Sarandë, Vlorë, Ishulli i Sazanit, Durrës, Shëngjin), të cilat në përbërje kishin: Katër silurues – 80 copë, Dragamina rade – 6 copë, Dragamina bazë – 2 copë, Gjuajtësa detarë – 4 copë, Nëndetëse – 4 copë (në Portopalermo tip tunel ujor); 6 copë Motovedetë – tip Shangai II. Të gjitha këto ruheshin në sistem tunel. Në Bazat ushtarake Detare ishin gati për minimin e ujit në afërsi të bregdetit mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Forcat Ushtarako Ajrore: Dispononim 3 regjimente ajrore gjujtës-bombardues (Kuçovë, Rinas dhe Gjadër); një regjiment helikopterësh (Farkë); skuadrilja autonome e avjonave të transportit (Laprakë-Tiranë); detashmenti i avjonave të shërbimeve qeveritare (Rinas); detashmenti helikopterave në varësi të MPB dhe ai shëndetësor (Laprakë); Uzina e Riparimit të Avjonave (Kuçovë), ku realizohej remonti kapital i avjonave dhe helikopterëve dhe Vendkomanda Qëndrore (Tiranë). Parku i përgjithshëm i aviacionit kishte 217 avjonë dhe helikopterë që dislokohej në 3 aerodrom të klasit të parë,  2 aerodrome të klasit dytë,

Forcat njerëzore. Llogaritur në efektivë, deri në fund të Luftës së Ftohtë, Republika e Shqipërisë, në përbërje të Forcave të Armatosura kishte: 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë aktivë si dhe 80.000 ushtarë e 8.000 civilë8), të clët përbënin bërthamën organizative, drejtuese e komanduese të FA; 450.000 rezervistë të organizuar në 136 brigada të të gjitha llojeve; 265.000 vetë të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Populore që përbëheshin kryesishtë nga gra e vajza të moshës 35-40 vjeç, si dhe meshkuj të moshës 50-60 vjeç, (prej tyre 3.672 burra, 16.600 gra e vajza dhe 2.171 paraushtarakë), por dhe nga të rinjë paraushtarakë 18 vjeçarë, të organizuara në 11 brigada (ose 608 batalione) dhe që ishin në vartësi të shtabeve të mbrojtjes së rretheve9).

Efektivi i përgjithshëm i armatosur i FA shkonte në 750.00 vetë, krahas strukturave të tjera ndihmëse, ku të gjitha së bashku arrinin afërsishtë 1.000.000 trupa aktive.10)

Gatishmëria luftarake: Përveç rezervave që kishte ushtria në Bazat e saj të Furnzimit, çdo Diivizion Këmbësorie kishte rezerva municioni e ushqimi për 25 ditë luftime intensive, përveç kompletimit luftarak në pajime; brigadat e skalionit të parë kishin rezerva për 15 ditë, kurse në rajonet e parashikuar për luftë në rrethim rezervat shkonin deri për 6 muaj.

Me marrjen e sinjalit të kushtrimit luftarak llogaritej që mitralozat e postave kufitare, bateritë e gatshme të artlerisë dhe gjithë artileria kundërajrore të hapnin zjarr brenda 2-3 minutave; ndërsa batalionet mitraliere të vijës së parë ishin të gatshëm për të kapur rajonin e mbrojtjes për 25-27 minuta, duke pasur një efektivë prej 800 vetë, (nga të cilët 150-250 aktivë), 54 mitraloza të rëndë, 27-36 mitraloza të lehtë, një bateri artilerie me 4-6 topa regjimentalë dhe kish për detyrë të bënte një rezistencë 6-8 orë, ta lodhte e ta rraskapiste armikun, duke e shpartalluar formacionin e tij të luftimit derisa të kompletohej brigada, kohë e cila ishte dhe kufiri maksimal i kompletimit të brigadës, ku çdo BrK  e skalionit të parë kishte 2-3 të tillë.