Kastiot Bezati: Sazet e Përmetit shndrisin në hapësirën qiellore të Polifonisë së Shqipërisë

651
Sazet shndrisin në hapësirën qiellore të polifonisë dhe trevat, të cilat janë konsideruar si vendlindja e këtyre sazeve, janë Përmeti, Leskoviku dhe Korça. Laver Bariu është një “usta i madh i sazeve të Përmetit”, “një talent i madh natyror”, “një princ i klarinetës, sazeve dhe polifonisë” në Shqipëri. Më 22 shkurt 2014, pata një bisedë me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli dhe, ndër të tjera, e pyeta se çmendim kishte për Laver Bariun. “Kur u nda nga jeta Laveri, e mora në telefon djalin e Laverit, Bujarin, dhe i thashë: “Kur të vendoset në banesën e fundit trupi i mikut tim, Laverit, hidh mbi arkivol dy grushte me dhe, një nga ana ime dhe një nga ime shoqe, Sadija”. Më tej Dritëroi tha: “Laveri është një monument i madh kulture… Klarineta e tij është një sinfoni e tërë. Njerëzit e mëdhenj, siç është Laveri, lindin njëherë në njëqind vjet…”, – tha më tej Dritëro Agolli. Kompozitori i njohur, Aleksandër Peçi, ka shkruar: “Kabaja si ndjesi emocionale tek Laveri… reflekton shpirtin e njeriut, që nga djepi me përkëdheljen e një nina-nana e deri tek arkivoli… Kabaja e Laverit dhe e gjithë bashkësisë që e krijoi është një OI e madhe e cila përthyhet në mijëra OI të vogla, e të gjitha së bashku krijojnë hapësira të pamata, që do t’i quaja hapësirat e OIRAVE”
.
për më tepër lexoni gazetën Telegraf 
Sigal