Halim Tusha: Feti Hibro, 7 vjet burg pse ngriti dolli për Petrit Dumen

780
Sigal

SKRAPAR/ Ish-ushtaraku Halim Tusha tregon historinë e patriotit Feti Hibro

Problemet e rrugëve në zonat e thella malore të zonave të Korçës dhe Skraparit ishin tashmë të njohura, kështu që Petrit Dume, ishte nisur nga Vithkuqi i Korçës, për në Skrapar dhe pikërisht për në zonën e Potomit. Gjenerali pasi kaloi Qafën e Martës që njihet si një strategji ushtarake, që të huajt nuk arritën që ta kalonin asnjëherë futet në zonën e Backës, një tjetër zonë strategjike, që njihej për trimëri, patriotizëm që ka nxjerrë burra të shquar si Riza Kodheli, Lace Backa etj.. Gjenerali Dume, pasi futet në këtë fshat, takimin e parë e ka bërë në shtëpinë e patriotit Tare Gurra dhe me banorët e tjerë të kësaj zone, ku u njoh me hallet dhe problemet e banorëve të kësaj zone. Banorët ngritën dy probleme, atë të rrugës dhe telefonit në fshatë. Pasi kjo zonë në vitet 1966 nuk kishte rrugë automobilistike, që të lidhej me Çorovodën, me lokalitetin e Potomit. Petrit Dume si mik i backallinjve, i dëgjojë ata me kujdes dhe mbasi u kthye në Tiranë i raportoi Enver Hoxhës bisedën që kishte bërë me këta banorë dhe me zonën e Potomit, për rrugën dhe telefonin. Enveri kishte reaguar menjëherë duke u shprehur se ajo zonë ka të drejtë, se ka kontribuar në luftën Nacional Çlirimtare. Madje, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë është strehuar prej 6 muajsh në këtë zonë, në Helmës dhe ndaj urdhëroi që rruga në këtë zonë të ndërtohet shumë shpejtë. Kaq u desh që Gjenerali në 3 janar 1966 të shkoj në Berat dhe të urdhëroi njësit e ushtrisë që ishin aty që të caktonin 300 ushtarë dhe përgjegjësi do të vihej nga zona e Backës, i cili ishte ushtaraku Halim Tusha.

Gjenerali shtroi rrugën Çorovodë-Potomë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf