Gjin Bunaj: 43 vitet në arsim, si ma hoqën bursën për të studiuar në Kinë, për mësues dhe pse nuk pranova për oficer!

458
Sigal

Flet mësuesi veteran Gjin Bunaj: Ju rrëfej 43 vitet në arsimimin e nxënësve të shkollës së Rubikut

Intervistoi:  Aleksander Ndoja

Ka qenë 1 shtatori i vitit 1981, kur unë autor i këtyre radhëve, sç bashku me 40 djem të tjerë moshatarë, pa asnjë vajzë në përbërje të grupimit tonë, nisëm vitin e parë të shkollës, në degën “gjeologji”, pranë Shkollës së Mesme Industriale në Rubik. Mësuese kujdestare kishim atë të lëndës së fizikës, Fatbardha Kola, ndërsa mësues të tjerë në lëndë të ndryshme, kishim Ganimete Hoxha në histori, Dhimosten Iliadhi në matematikë, Lutfi Zhabjaku në vizatim teknik, Gjin Pepkola në Kimi, Jak Paloka në gjuhë-letërsi, Maria Gjoni në frëngjisht, Dodë Shtjefanaku në lëndë profesionale, etj. Në lëndën e fiskulturës, por edhe të edukimit ushtarak na u prezantua një mësues vendas. Quhej Gjin Bunaj, nga fshati Prosek në preriferi të Rrëshenit. Natyrisht fiskultura asokohe nga vetë nxënësit nuk vlerësohej aq shumë, sidomos nga ne të degës së gjeologjisë, pasi siç na thonin, po përgatiteshim të mbanim maleve ato shtangat e gjata metalike në fundin e të cilave ishte një gërmues me dhëmbëza, që në gjuhën teknike quhej “koranga”. Ky mjet teknik përmes një procesi më të ndërlikuar, kalonte pingul shtresave të nëntokës deri kur të prekte mineralin e çmuar të bakrit. Ndërsa edukimi ushtarak ishte më atraktiv, pasi përdornim armë, një kuorizitet jo i vogël për moshën tonë. Mësuesi Gjin Bunaj gjatë spjegimit të mësimit na përsëriste pafund, se që të godisnim në shenjë, në mesin e tabelës, duhet të merrnim si vijë shënimi “thep-shtjegze-fund tabele”. Po pse një student që kishte mbaruar shkëlqyeshëm me rezultatin 9.5 shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze JUKA”, kur kishte mundësi të zgjidhte degë më të preferuara për kohën, përfundon në Institutin e Fiskulturës, i detyruar ngutshëm për të mos përfunduar 3 vite ushtar në kufi. Ndërsa padrejtësisht drejtuesit e arsimit të kohës i kishin hequr nga dora një bursë për në Kinë, për mësues të gjuhës kineze, pë ta djegur fare si mundësi në Mirditë. Tashmë në pension, Gjin Bunaj mësues për plot 43 vite në Rubik rrëfen për lexuesin e pirustinçs një pjesë të aktivitetit të tij, aktivitet i cili lidhet me zhvillimin e arsimit në Mirditë.

-Keni nisur klasën e parë në fshatin e lindjes, në Prosek. A ju kujtohet mësuesi i parë?

Po ishte viti 1962, mësues i klasës së parë ku nisa mësimin unë ishte Lek Dedaj. Ky ishte caktuar për t’u dhënë mësim vetëm klasës së parë dhe jo për të vijuar me klasën e dytë, siç ndodhi më vonë.

Sipas teje, pse ishte bërë një zgjedhje e tillë?

Mendoj së ishte përzgjedhur nga drejtoria, sepse Leka kishte një kaligrafi të përsosur, por ishte dhe njeri shumë i durueshëm dhe hokatar. Besoj se janë mjaft të rëndësishme këto cilësi për një mësues apo mësuese, që nis me klasën e parë. Lekë Dedaj më vonë e la mësuesinë dhe u bë drejtues dhe topograf i njohur dhe mjaft i rëndësishëm në Mirditë, duke lënë gjurmë pozitive në këtë aspekt. Në klasën e dytë kisha një mësuese nga Kavaja e quajtur Hydajete Kabili me të cilën mbarova deri klasën e katërt. Në klasën e pestë deri në përfundim të 8-vjeçares kisha mësues kujdestar Sami Neli, mçsues gjuhç-letçrsie ishte Ndue Radaçi, lëndën e matematikës dhe fizikës kishim mësues Ded Kokën, në lëndën e muzikës Kol Picakun etj.

– Çfarç do të kujtoni nga 8-vjeçarja përsa i përket aktivitetit në atë shkollë e cila ka qënë me zë të madh gjatë kohës për të cilën po flasim?

Ndërsa sot nuk ka nxënës për arsyet që dihen, në atë kohë dhe më vonë kishte rreth 300 nxënës. Ishte shkollë me aktivitete të shumta, por edhe e preferuar për ekipet pedagogjike, pasi ishte shumë afër me qytetin e Rrëshenit. Ajo çfarç më ka mbetur në kujtesë, përveç mësimit kualitativ dhe tepër kërkues, ishin edhe aktivitetet artistike. Falë këmbënguljes së drejtorit të asaj kohe, Preng Picaku, një njeri i palodhur dhe shumë i angazhur, por edhe mësuesit të lëndës së muzikës, tashmë një muzikant i mirënjohur në shkallë kombëtare Kol Picaku, shkolla jonë pati arritje të mëdha. Në konkurse të ndryshme në shkallë rrethi, por edhe më gjerë, grupi artistik i shkollës së Prosekut shkëlqente. Mjafton të përmendim Anton Gjon Lleshin i përkryer në valle edhe në çifteli, Ded Lleshin po aq i angazhuar në të njëjtën linjë, Drane Lleshi, Bardhç Lleshi, Llesh Lleshi, Mark Gjoni muzikant i njohur dhe shumë të tjerë që u bënë emra të mirënjohur, deri dhe në përfaqësimin e ansamblit “Mirdita”. Biles kujtoj se në ato vite u bë një stërvitje e madhe ushtarake në shkallë veriu, ndërsa konkluzionet u bënë në një fushë, në Prosek. Meqenëse forcat ushtarake, pra më saktç brigada e Mirditës ishte shpallur në vendin e parë, u ftua grupi artistik i shkollës Prosek për të dhënë një koncert. I pranishëm ishte edhe kryeministri i kohës Mehmet Shehu, i cili me të parë koncertin, pyeti nëse ishte shkolla e qendrës në Rrëshen. Kur i thanë se koncertin e plotë e dhanë vetëm nxënësit e shkollës 8 vjeçare në Prosek, ai kërkoi që si ekip artistik i kësaj shkolle të udhëtonim në disa aktivitete në përvjetorin e krijimit të Brigadës së Parë, në Vithkuq dhe Sarandë. Konsideroheshin arritje këto, pasi ishim klasë e gjashtë dhe shtatë, konkretisht në vitin 1968.

-Dhe vijmë në shkollimin e mesëm, në shkollën me traditë në shkallë kombëtare, siç do të quhej gjithmonë, “tek Shejnazja” në Shkodër?

Po, e vërtetë, shkolla e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” ishte ëndërr për ata që adhuronin mësuesinë. Kisha rezultate të larta mbi 9.5, ndaj dhe në shtatorin e vitit 1970 nisa mësimin në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” me mësues kujdestar për katër vite me rradhç, të paharruarin për shumë breza të asaj shkolle mësuesin Ramazan Jashari. Sapo kishte mbaruar Universitetin e Tiranës për matematikë me rezultate të larta, ishte emëruar në këtë shkollë me emër tç mirë e të mirënjohur në të gjithë Shqipërinë. Të flasësh për këtë shkollë duhet një kohë e gjatë. Ajo ishte shkollë e prodhimit të edukatorëve të pakontestueshëm në asnjë kohë. Ata mësues që kanë mbaruar te “Shejnaze Juka” dukeshin dhe duken edhe sot nga ditaret që plotësojnë për orën e mçsimit, mënyrën kaligrafike të shkruarit, për komunikimin me nxënësit në orën e mësimit. Aty bëhej një formim i gjithanshëm i mësuesit. Edhe pse do dilej mësues, në rastin tonë për ciklin e ulët, matematika bëhej matematikë e gjuha gjuhë, por edhe fiskultura apo lënda ushtarake bëhej me seriozitetin më të madh.

Më fole se viti 1974 ishte i “begatë” përsa i përket mbarimit të shkollës për mësuesi nga djemtë dhe vajzat mirditas. Ku e bazoni këtë?

Po e vërtetç. Nëse do shikoje listat e mësuesve në Mirditë në ato vite, deri edhe në zonat më të thella apo dhe shkolla të ciklit të ulët, në shumicë vinin nga zona të ndryshme të Shqipërisë, pasi nuk plotësohej as një përqindje e vogël nga kuadri vendas. Nuk e di si u vendos katër vite më parë, por në një maturë me mua u diplomuan tek “Shejnaze Juka” plot 34 mësues dhe mësuese nga Mirdita. Vetëm në klasën time përfunduam shkollën 7 mësues, si Dava Brunga nga Kaçinari, Luke Dodaj nga Ujshtrezi, Metër Marena, po nga Ujshtrezi, Ruta Nikolli nga Bardhajt, Tanush Nikolli nga Kurbneshi, Tone Bazhella nga Blinishti dhe unë Gjin Bunaj nga Proseku. Kjo i dha një hov të rëndësishëm plotësimit me kuadër të paktën për ciklin e ulët në Mirditë.

Ju a e quajtët të përfunduar shkollimin me mbarimin e shkollës pedagogjike “Shejnaze Juka”. Si mendonit asokohe?

Të them të drejtën unë e përfundova këtë shkollë me rezultate të larta, kisha mesataren 9.5 në një shkollë shumë kërkuese. Ndaj nuk mund të ndalesha këtu. Gjithësesi 4 vite pas largimit si nxënës nga shkolla Prosek, erdha përsëri aty, por tashmë si mësues i ciklit fillor. Ishte e detyrueshme të bëhej një stazh i tillë të paktën njëvjeçar, pastaj të kërkoje të shkoje në shkollë të lartë. Një vit kaloi shpejt, rezultati qe mjaft i mirë, pasi etja për të dhënë mësim në një shkollë ku katër vite më parë kishte dalë nga bankat e saj, ishte mjaft e madhe.

Plotësuat dokumentacionin për t’ia çuar komitetit. Në cilat degë do ta ndieje vetëm më mirë dhe për çfar dege kërkuat?

Në fakt kisha të drejtën për të kërkuar degët më të lakmuara të asaj kohe, pasi nota mesatare ma mundësonte këtë, por edhe garancitë shoqërore e morale, që kërkoheshin shumë në atë kohë, i kisha në kuotat maksimale. Kështu kërkova degë si filozofia, juridiku dhe letërsia. Por kjo do të sillte vetëm një zhgënim të madh.

Pse e thoni këtë?

Sepse nuk e di çfarç ndodhi por m’u qepën pas këta të degës ushtarake të rrethit. Shtatë herë jam thërritur në degën ushtarake për të pranuar që të shkoja me studime në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, por gjithmonë refuzoja, pasi nuk e shikoja vehten në atë fushë. Problemi shkoi deri të sekretari i parë i asaj kohe, Xhorxhi Robo. Ky kërkoi që në komitet të paraqitesha së bashku me babain tim, i cili në atë kohë ishte larg, në bjeshkët e Selitës në kunorë me blegtorinë. Shkuam në komitet ku na priti vetë sekretari i parë. Ai pasi foli për rëndësinç dhe nevojat që kishte ushtria për kuadër, më pyeti pse e refuzoja. Unë ju drejtova se Mirdita ka aq shumë nevojë për mësues, aq sa shumica e tyre vinin nga jugu. Nuk duhej të sakrifikohej ky kontigjent, kur kishte të tillë nga sektori i bujqësisë, apo i mekanikës. Sekretari u bind dhe më tha, ke të drejtë, pra i shpëtova ushtrisë.

Më tej çfarç u bë?

Mbeta në pritje. Nuk po më thërriste kush. E mendova si hakmarrje për refuzimin. Erdhi një bursë për të shkuar në shkollë të lartë në Kinë, për mësues të gjuhës kineze dhe m’u njoftua mua pasi plotësoja kushtet gjithanshmërisht. Drejtuesit e arsimit u treguan të shpejtë, ia kaluan dikujt tjetër, pra në Ministri të Arsimit shkoi emri i dikujt tjetër, me lidhje farefisnore me ndonjë drejtues arsimi. Siç duket këta nuk i kishin lexuar mirë kriteret, Ministria e refuzoi emrin e tij, ndërsa këtë bursë ia hoqi fare Mirditës dhe e mori dikush në Durrës.

Në këto kushte, si përfunduat nga “Shejnaze Juka”  tek një shkodran tjetër “Vojo Kushi”, por tashmë në Tiranë?

Kishte rrezik të më çonin ushtar, e ku vetëm në kufi për tre vite, kështu më kishin kërcënuar ndaj nxitova për aty ku nuk kishte zgjedhje. Takova shefin e fiskulturës së rrethit z. Mçhill Doda dhe i kërkova normat e pranimit për të shkuar për fiskulturë. Po me tendencë kurthi, drejtuesit e arsimit më japin letrat kur çdo afat kishte përfunduar, për konkurim në insitutin e lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Shkuam së bashku me një student tjetçr nga Rrësheni, Nikoll Kaçorri. Na priti nëndrejtori i këtij institucioni Vasil Naçi, i cili na tha se gjithçka ka përfunduar për tani, por nëse do jem drejtues do t’u fusim në konkurim në shtator tek shtesat që bëheshin, apo vendet vakant të krijoheshin. Realisht na erdhi telegram që më 21 gusht 1975 të paraqiteshim për konkurim pranimi në institutin e fiskulturës.

Si arritët të klasifikoheshit në fiskulturë, kur kishe mbaruar për cikël të ulët?

Ja dedikoja shkollës “Shejnaze Juka” dhe mësuesit të fiskulturës aty, Gjon Camaj, i afërt i Martin Camajt. Bënim shumë fiskulturë dhe isha i përgatitur, ndaj arrita të klasifikohem edhe aty. Kam shumë kujtime teksa për herë të parë vishja këpucë e kunja, ndërsa finalizimi i realizimit të normave u bë me dorë të gjakosur, pasi gjatë disa performimeve u dëmtova.

Kush jua konfirmoi rregjistrimin përfundimtar, ndërsa nëse nuk do kapnit normat ju kishin kërcënuar se do ‘tu çonin ushtar për tre vite në kufi?

Na priti drejtori i insitutit Kico Karaguni, i cili i habitur pasi kishte parë dëftesën time të pjekurisë me mesatare të lartë, në prani të shefit tç katedrës së futbollit Shyqyri Rreli, më pyeti:

–Po ti çfarç do këtu? Si ka mundësi me kçto rezultate të larta dhe karakteristikë të shkëlqyer….pa e zgjatur i them…jam thirrur 7 herë në degë ushtarake për të më çuar për oficer, nuk kam pranuar, pra u dënova për të mos marrç atë që meritoj…Ky ishte rrisku apo fati im. Atëherë ai me qetësi olimpike si një psikolog i vërtetë më thotë…dëgjo djalë…ke bërë mirë, gjithë jetën tënde do të punosh për shëndetin tënd.. se fiskultura është mjeku më i mirë për shëndetin e njeriut.