Gani Skura, si i kërkoi Enver Hoxhës e Haxhi Lleshit të bashkohet Kosova e Çamërinë

1137
Sigal

Dy letrat karshi udhëheqjes së lartë që e dënuan me 10 vjet shkrimtarin që  kërkonte botimin e hartës së Shqipërisë etnike

Gani Skura u lind në Pishkash të Librazhdit më datë 27.06.1936, në një familje me tradita atdhetare. Shkollimin fillor e atë 7-vjeçar e kreu në fshatin e tij të lindjes, me nota të shkëlqyera. Fletoret dhe librat e tij të asaj kohe ruhen edhe sot në arkivin e tij familjar në Librazhd. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare, ai kreu në Korçë një kurs për udhëheqës pionierësh, në vitin 1951, ku ka punuar në Korçë e Pogradec. Pasi kreu edhe gjimnazin dhe një kurs Pedagogjik për shkollat fillore e 7-vjeçare, punoi si mësues në fshatin e tij të lindjes, si dhe në fshatra të tjerë të rrethit të Librazhdit si në Stravaj, Stranik e Pishkash, si dhe në Pogradec e Korçë nga viti 1954-1958. Ka mbaruar gjithashtu me nota shkëlqyeshëm shkollën e mesme Financiare, si dhe herë pas here, kurse të shkurtra specializimi.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf