*Si u njoh me vajzën konispolate!
Në Grabian të Lushnjës, ku familja e saj ishte e internuar
*Apostol Basho lindi këtu ku hidheshin themelet e fshatit më të ri të Shqipërisë së jugut, në “Andon Poç”
*Si në gjuhë – letërsi hahej edhe me mësuesit… ishte me fat që kishte mësues shkrimtarin rrebel Koço Kosta.
*Si e arrestoi sigurimi shtetit babain e aApostol Bashos dhe policët i morën çfarë u zinte dora në shtëpi. I morën dhe një radio kineze, që e kishin blerë për të dëgjuar lajmet.
*Si u arratis nga Kërra e Dropullit për në Greqi vet i tretë dhe si u njohë në Sparth me gruan që i foli në gjuhën vllaçe.
*Rrepet para lokalit që rrinë “gatitu” si ushtarë që presin e përcjellin turistë
Fshati “Andon Poç”,në rrethin e Gjirokastrës ,nuk është as larg dhe as afër me qytetin. Ai banohet më së shumti me banorë vlleh.Vitet e fundit ai ka pësuar një “tkurrje” si fshat si shkak i emigrimit jashtë shtetit, dhe nuk ka një linjë të rregullt dhe një orar fiks,që të shpjerë e të bjerë njerëzit për në qytet dhe t’i sjellë përsëri.Mund të të ndodhë që për të ardhur në “Andon Poç mund të presësh në një anë rruge dhe t’u ngreshë dorën makinave të rastit. Shumë banesa njëkatëshe, por edhe vila, që kanë pushtuar qiellin,i gjen të mbyllura me ndonjë dryn dhe për muaj me radhë,mund të mos të të pres e të të përcjellë askush, përveç dy – tre lokaleve që i mbajnë hapur gjer në orët e vona, duke pritur vendas dhe të huaj.Unë e mora rrugën për aty dhe pikërisht te lokali i Apostol Bashos, për të pirë një kafe te ai lokal buzë Drinos, për të mbajtur edhe premtimin , për të bërë një shkrim për ta në gazetën “Telegraf”, për jetën e tyre me një mal me vuajtje, për ikjen e djemve të tyre nëpër botë duke i lënë këta prindër vetëm, për gjithçka që të ngacmon tek këta banorë të mrekullueshëm . Dy rrepet në hyrje të portës së oborrit,të ngjajnë si dy ushtarë që rrinë “gatitu”, ku presin e përcjellin njerëz pambarim.

– Eja,o gazetar!- më fton i zoti i lokalit,Apostol Basho. E mbajte fjalën!
– Si jo!-.iu përgjigja unë me të qeshur. Suksesin në publicistikë, siç më thonë dhe të tjerët, e kam te thjeshtësia, te korrektësia dhe lidhja që mbaj me njerëzit që kanë një histori.
U takuam dhe u ulëm ballë për ballë njeri – tjetrit. Është mëngjes dhe Toli ka kohë të mjaftueshme për të biseduar gjatë. Pyetjet për të unë i përgatita më parë dhe si lashë për momentin e fundit. Përgjigjet ai i ka gati se s’është hera e parë që atë e pyesin për jetën, për hallet që i kanë rënduar mbi supe qëkur ishte fëmijë, për burgosjen e dënimet e të parëve të tij.Por s’thonë kot:- I’a dhanë hallet gurit dhe u ça ,ia dhanë drurit dhe u tha. Ia dhanë hallet njeriut dhe i mbajti. E pyes bashkëbiseduesin e “Andon Poçit”për banorët që kanë mbetur dhe nuk e kanë marrë rrugën për të emigruar ,duke mos e lënë fshatin vetëm të braktiset e rënohet, duke u mbyllur rrugët nga ferrat e gjembat. E pyes edhe për këto ditë të nxehta korriku ,edhe për punët , edhe për dasmat e gëzimet, të cilat janë pjesë e jetës. Apostoli këtu ka lindur, në vitet kur hidheshin themelet e këtij fshati , më të riut ndoshta në gjithë jugun. Pra është një prej banorëve të parë këtu, ku edhe emrin e fshatit Tavan,e kthyen dhe e zëvendësuan me emrin e dëshmorit vllah,”Andon Poçi”. Është vëndali 24 karat. Këtu përveç gjuhës vllahe, Apostoli,iu fut dhe mësoi shumë shpejtë edhe gjuhën shqipe. Gjer në klasë të katërt ndoqi mësimet në shkollën e fshatit të tij që e kishte te streha e shtëpisë. Shkollën 8 vjeçare e vazhdoi në Urën e Kardhiqit. Aty ai s’do kishte vetëm nxënës vlleh, por edhe nga Labëria edhe nga fshatrat përrreth. Dhe ata fëmijë zbrisnin mëngjeseve monopateve ,siç zbresin përrenjtë e vrullshëm malorë. Apostoli edhe pse s’i mungonte dëshira për të vazhduar studimet e larta ,kjo nuk iu bë e mundur asnjëherë, se i përmendej familja, biografia, gjithçka që e ndante prej shokëve të tjerë.Këto Apostoli, nxënësi i mirë vllah, këto gjëra si kishte në dorë, Kishte që të sillej mirë,të dilte mbi të tjerët në mësime dhe të bëhej dikush me zotësinë dhe punën e tij.Në çdo lëndë ai ishte mirë, por në gjuhë- letërsi shqipe, ai hahej edhe me mësuesit. Ishte me fat të madh që mësues të letërsisë të kishte shkrimtarin rrebel Koço Kostën. E kishte si shok. Me të bisedonin për vjershat e para që kish filluar e botonte dhe për tregimet e shkurtra, që e prezantonin Tolin si një nxënës ekselent dhe me prirje të theksuara në letërsi.

Leri kujtimet mënjanë! Nganjëherë edhe burrat janë të ndjeshëm, zemër pulë. Tronditen dhe ngjajnë si fëmijë!
Kur ai përfundoi studimet e shkollës së mesme tek Ura e Kardhiqit me të gjitha notat dhjeta , profesor Koço Kosta gjeti momentin dhe e uroi për studimet e larta dhe se kishte për t’u bërë i njohur edhe për poezi e tregime. Por Toli Bashos ,nuk i gëzoi zëmra, nuk i qeshi buza, sepse e dinte “njollën” në biografi që e pengonte për të bërë përpara e të vazhdonte jetën normalisht si gjithë të tjerët.Ndërsa shokët e shoqet e klasës ngjisnin auditorët e universitetit në Gjirokastër,
Toli i drejtohej mëngjeseve të ditëve të reja, fushës për të hapur ndonjë gropë për të mbjellë fidanë pemësh.Dhe bashkë me fidanët ai do të shihte se rritej edhe ai,por me një ndryshim nga shokët: Pa shkollë, pa ëndrra,pa jetë ! Ishte jo më shumë se 16 vjeç atëherë që hynte në garë me më të rriturit e brigatës,për të mos lënë asnjë shteg të hapur,ku drejtuesit dhe shokët në krahë të mos i’a kujtonin atë difektin në biografi.
Një moment Apostoli qëndronte i qotepsur dhe s’nxirrte asnjë fjalë prej goje.U mek!
– Fol,o Apostol,fol një fjalë!- i dhashë kurajë. S’bëjnë burrat kështu! Leri kujtimet mënjanë. Jeta vazhdon sido që të vjen.Trishtimi e pushtoi të gjithin. Nganjëherë edhe burrat bëhen ” zemërpulë”!Tronditen dhe bëhen si fëmijë!Pasi i dhashë kurajë ,vazhdoi të më sillte pranë jetën ,historinë e pazakontë të familjes së tij .U vrejtë në fytyrë siç vërehet një ditë me shi e bubullima.
– Babai! Babai ,- tha . Dhe iu drodh zëri.Kur e arrestuan atë,isha 10 vjeç.E arrestuan në Gjirokastër.Vajti në dyqan që të blente një fustan për motrën time të vogël.Kaq foli dhe ra në kllapi.Shihnim njeri – tjetrin të dëshpëruar. Shihnim njeri – tjetrin në heshtje dhe hera -herës vështronim qiellin si të kërkonim mëshirë.Vështronim qiellin të vetmuar dhe rrallë na dilte përpara ndonjë zog i vogël që hapte krahët dhe bëhej gati për të fluturuar për herë të parë.

Si e arrestoi Sigurimi i Shtetit babain i tij dhe policët i merrnin në shtëpi çfarë u zinte dora, edhe një radio kineze, që e blenë për të dëgjuar lajmet!
E kishin thërritur babain e Apostolit, në Degën e Punve të Brendëshme .Dhe ai vajti.Vajti si cjapi te kasapi.I hodhën hekurat në prezencë të motrës së vogël.Të gjithë u çuditën dhe pyesnin me kërshëri njeri – tjetrin.Skenë tronditëse.Ndërsa babai shihte nga dera e errët e burgut, motra ime e vetme priste me sytë e përlotur duke qarë me ngashërim nga ajo mënyrë se si i’a shkëputën mizorisht babain nga duart.Vazhdonte të qante me dënesë.Policët e sigurimit e hypën vajzën e brishtë në një xhip dhe i drejtuan për në fshatin “Andon Poçi”.E hodhën të voglën afër derës së jashtme dhe të egërsuar nisën të merrnin të gjitha plaçkat që u zinte dora.Dhjetë ditë kishim që ishim ndarë prej gjyshit në shtëpi më vete.Ndaj morën të gjitha.Më mirë të themi çfarë na lanë. Asgjë, asgjë, përveçse dhimbjes së madhe dhe buzëqeshjes së hidhur.
S’na lanë më gjë.Bosh.Vetëm bosh.Hynte era në një krah dhe dilte në krahun tjetër.E morën edhe një radio që e kishim blerë ato ditë. Një radio kineze. Nuses time i morën edhe rrobat që ia kishte vënë mamaja kur u martua, në pajë.Ato nusja i ruante si gjënë më të shtrenjtë. I kishte kujtim që prej nusërisë.
Apostoli tregon se kur e futën në burg babain e tij,nën akuzën për agjitacion e propagandë dhe kundërshtim të betuar ndaj regjimit të Enver Hoxhës ,xhaxhain e tij,Vasilin,i cili punonte mësues në një fshat të Tepelenës,e hoqën menjëherë nga puna.Shkaku dihej.Po të hynte dikush në burg,do të kapte “Rrufeja” dhe dhjetë vetë të tjerë.Ai regjim ishte. Ai stan atë bulmet kishte. Edhe Apostoli,edhe vëllezërit e tjerë,edhe motra,ishin të vegjël dhe vetëm mamaja kujdesej për ne kur babait i hodhën hekurat atë mëngjes në Gjirokastër.
Si u njoh me vajzën konispolate në Grabian të Lushnjës, ku prindërit e saj ishin të internuar?
Por Apostoli,bashkëbiseduesi i vetëm imi i kësaj dite përvëluese korriku, më sjell në kujtesë gjithëçka që lidhet me gruan e tij,Athinanë nga Konispoli.Ishte njohur vite më parë në Grabian të Lushnjës.Atje ku ishin të internuar edhe ata si familje.E internuan se si bindej regjimit Vetëm kur erdhi demokracia i lanë të lirë. U iku jeta nëpër burgje dhe internime. Dhimbjen e ndjenin gjer në ashtë, të mëdhenj e të vegjël. Apostoli më flet për ditën që u martua me vajzën Konispolate ,që edhe një palë rroba që ua bëri mamaja si dhuratë ,i’a morën ata të sigurimit ditën që i arrestuan babain. Me Athinanë lindën dy fëmijë,dy djem ,që hynë edhe ata në radhën e shokëve. I kanë jashtë. Njeri në shtetin helen dhe tjetrin në Hollandë.
Edhe Apostoli, edhe ai këtë fat pati si djemtë e tij.Kur u hapën kufijtë në vitin 1991.

Si u arratis nga Kërra e Dropullit për në Greqi vet i tretë dhe si u njoh me gruan që i foli në gjuhën vllaçe, në Sparth
Iku i pari në Greqi.Ishte vet i tretë. Kaluan kufirin nga Kërra,mbi Dropull.
Sapo kaluan kufirin me grekun ,i kapën ushtarët grekë.Ushtarët tanë edhe për pak i vranë. Shpëtuan për qime. Dhe për pak u iku jeta buzë kufirit.Ushtarët grekë i çuan në repartin e tyre aty afër.I pyetën se nga ishin.Ata me vete kishin edhe pasaportë. I mbajtën tre ditë në kamp.Një mëngjes u takuan dhe u njohën me një grua që fliste gjuhën vllaçe.Apostoli asaj ju përgjigj po me atë gjuhë. Diçka po merrte për mirë.Një dritë jeshile në dhe të huaj. Kjo ishte një rastësi,por që do sillte një ndryshim të madh në jetën e tij.Ai takim i rastësishëm do të lidhte dy familje të një gjuhe,të një gjaku.Gruaja e mori Apostolin në shtëpi dhe e prezantoi edhe me burrin,edhe me fëmijtë.Tani ndjehej si në shtëpinë e tij.
Gjëja e parë që bëri,u kërkoi punë.
Ata u lidhën me vëllain e tyre në Selanik.Ai erdhi e takoi Apostolin dhe e mori me vete për të filluar punë tek ai.
Ky ishte vetëm fillimi.Një erë e ngrohtë po frynte në drejtim të Apostolit ,një stinë e pranvertë po çelte lule për atë.Do shkonte dhe mëngjes i ri.Mbase s’ishte thënë që t’i mbyllej jeta në një qelq. Atje qëndroi gjashtë muaj.Dy stinë.Nusen e la te prindërit në Gabrian disa muaj. Ajo kishte dhe djalin e vogël katër muajsh. Kur qante ai,i dukej se ngashërimat i’a ndjente gjer atje përtej kufirit.
Pastaj u bënë bashkë dhe merrnin frymë nga njeri – tjetri, bashkë me djalin e vogël, aty në shtetin Helen.Dhe qëndruan jo pak kohë,por 25 vite.Një jetë në emigracion,me kokën nga Shqipëria, nga familja dhe njerëzit e tjerë të afërt, këtej kufirit. Apostoli në Sparth zuri punë në një baxho. Në “Andon Poçi” kishte lënë prindërit të vetmuar dhe pa asnjë përkujdesje, ndaj i duhej që të kthehej shpesh pranë tyre. Edhe me prindërit merrej, por bënte edhe ndërtime.Të kishte një shtëpi ku të fuste kokën.Kur i ndau gjyshi,s’arriti që t’i nxirrte në një shtëpi më vete.Vetëm një copë truall i la.Truall sa një sy njeriu.

I thanë lamtumirë punës në emigracion dhe erdhën e ngritën biznesin e tyre në tokat e të parëve
Pasi e kapi ca veten ,Apostoli u bind plotësisht se jashtë vëndit të tij s’duhej që të qëndronte më asnjë minutë.Një jetë kishte.Në vitin 2013 erdhi në vendlindje dhe një ditë i tha asaj:”Mirëmëngjes!”.U përshëndetën dhe sikur të ishte kjo një përbetim për të mbajtur një premtim të dhënë,për të mos u larguar më nga vendlindja,nga prindërit e moshuar që kishin aq shumë nevojë për ndihmën e tyre.U kthyen përfundimisht aty buzë Drinos.Çëk – çëk,filluan nga ndërtimet. Ai rriste shpresën, rriste ëndrrat, siç rriste atë ngrehinë në një vënd të dukshëm në qendër të fshatit. Atje,atje ku do t’i gëzoheshin me gjithë gruan Athinanë punës së tyre,atje ku më parë hodhën themelet në një copë tokë që u caktoi gjyshi.Duke patur shkollën e fshatit shumë afër, ngjitur me çatinë e tyre,lidhën një kontratë të pashkruar me nxënësit, që prej saj të përfitonin të dy palët. Dhe ishin nxënësit dhe kjo familje me dyqanin e saj,që e mbajtën vështrimin te njeri – tjetri dhe kjo bëri që Apostoli dhe Athinaja të bëheshin të njohur jo vetëm në fshat e në krahinë. Nga ai dyqan i vogël do të hidhte shtat ajo godinë që lartësohet drejtë qiellit ,duke bërë të lumtur këtë burrë me gruan e tij,të famshëm këtu në këtë copë tokë të të parëve të tij.
Kjo është e gjithë historia e një familjeje të varfër,që sot i gëzohet punës së saj,këtu në “Andon Poçi” buzë Drinos.























