Albert Kotini: Mesazhet e Pezës janë të shenjta, ato nuk duhet të keqpërdoren për propagandë

120
Sigal

INTERVISTA dhënë më 2015 nga studjuesi Albert Kotini: Mesazhet e Pezës janë të shenjta; ato nuk duhet të keqpërdoren për propagandë

Në gjithë Shqipërinë e Mesme, men doj se Peza që në fillimet e LANÇ, ka qenë, si të thuash “lokomotiva”, për ti dhënë drejtimin zhvillimeve të mëdha të mëvinshme. Nga do ecte Peza, andej do lëviznin gjithë ngjarjet e mëpastajme të luftës”. Kështu shprehet mes të tjerash në intervistën e tij për gazetën “Telegraf”, historiani dhe studjuesi Albert Kotini. Ai nuk e
sheh të rastësishme faktin që kjo zonë u bë promotor i përleshjeve më të guximshme me pushtuesit okupatorë; fashistë italianë dhe nazistët gjermanë e bashkëpunëtorët e tyre.
Zoti Albert; në një studim historik tuajin, shpreheni se “çështja e Pezës në luftë, duhet parë në tre dimensione”. Në ç’kuptim është e tillë ajo?

NOA

-Çështja e Pezës, për mua si historian është tre dimensionale, se: Përmban hapsira në kohë që; nga historia e lashtë, e deri në aktualitet, me evenimentet e një populli mjaft patriot, atdhetar; që ka treguar se i don dhe i mbron trojet e veta, e don lirinë. Kjo është argumentuar, jo thjeshtë vetëm me L2B, e cila është evidentuar si më e freskëta, por shumë më thellë. Dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht. E them këtë, se populli i Pezës ishte një popull i lidhur me njeri-tjetrin, në pleqësi, në “të mirat e në të ligat”, me të gjitha ritualet, e traditat e veta, qysh në luftërat e hershme kundra turqve osmanë, apo kundër pushtuesve të tjerë. Ndaj nuk është rastësi, që edhe në prag të pushtimit nga Italia fashiste, ky popull ishte me një zë të bashkuar, në një mendim kompakt dhe që dha shembullin më të mirë, jo vetëm për Shqipërinë e Mesme, por për gjithë shqiptarët. Ishte pikë referimi edhe për Kosovën edhe për Dibrën edhe për shqiptarët e Malit të Zi, pak më tej edhe për Çamërinë. Pra, pikpamja e Pezës është tredimensionale, sepse në të kaluarën duhet trajtuar më gjerë, më thellë, duhet trajtuar në kohët mhistorike, sepse edhe kjo cilësi pozitive ka vlerën me vet. Në gjithë Shqipërinë e Mesme mendoj se Peza ka qenë, si të thuash “pleqësia mendore” e të gjithë kësaj zone. Ishte një lokomotivë gjigande: mNga do ecte Peza, andej do lëviznin gjithë ngjarjet me mëpastajme të luftës. Dhe nuk kishin gabuar. Ndaj dhe Peza nuk u zgjodh rastësisht. Po të ishte për kushtet e tjera, në fakt, Peza ishte dhe më e mrrezikuar, për t’u bërë Konferenca. Fare afër kryeqytetit, ku ishte komanda e lartë fashiste italiane, ku ishte xhandarmëria, ku ishte opozita e msaj që nuk të linte të ngriheshe kundër regjimit të mkohës, etj. E dyta asnjë popull nuk do që të tërheqë mzjarrin me vete dhe të rrezikojë, pa patur një marësye të fortë. Po kush e bëri gjithë këtë organizim? Rastësia? Jo. Gjykoj se përveç traditave luftarake, atdhetare, liridashëse, në Pezë në zemrat e ftëtarëve ishte ideali. mPeza mori përsipër idea-lin më madhor që njeh historia. Dhe ideali më madhor që njeh historia dhe për të cilin kemi edhe sot nevojë, është bashkimi kombëtar. “Pa dallim feje, krahine e ideje”; që nga ajo kohë e konferencës së parë pluraliste të Pezës, si gjykoni se kanë rrjedhur ngjarjet në rang kombëtar në Shqipëri?
-Tani bashkimi kombëtar ka ndodhur. Referuar ngjarjeve te hershme të historisë, bashkimi, si një ide relae, ka ndodhur në Lezhë, ka ndodhur në Prizren, por ka ndodhur edhe në Pezë. Po ku është dallimi, sipas mendimit tim? Ndërsa në Pezë kishte edhe ide, se si do të bëhej ky bashkim, në Lezhë, pavarësisht se në një farë mënyre, mbledh-ja e prijsave te Skënderbeut “nuk ndodhi në tokën e vet”, por në tokën e poseduar nga Venediku, u mblodhën për të shuar mosmarrëveshjet e princërve feudalë të asaj kohe dhe më në fund arritën që të ngriheshin mbi interesat e ngushta lokale për të përballuar armikun osmanlli dhe ja arritën qëllimit. Pra, ideali i tyre ishte liria dhe ruajtja e pavarësisë teritoriale. Ndërsa në Lidhjen e Prizrenit po ashtu u bë në këtë vend përsëri, në një tokë të pushtuar, sepse ishte e pushtuar dyfish edhe nga serbët, si territor, se quhej “Serbia e Vjetër” jashtë çdo konteksti historik, por edhe ngaqë ishte piknisja e gjithë shqiptarizmit. Lidhja e Prizrenit u bë dhe ja arriti qëllimit, pavarësisht se ka edhe shumë disktutime. Pavarësisht kësaj, Lidhja e Prizrenit pati edhe kjo pra “burim shqiptar”. Ndërsa kur vijmë në Pezë, ka që e krahasojnë konferencën me me një “Lidhje Prizreni” të dytë. Në fakt, kjo nuk ka lidhje fare me misionin historik, me kauzën e madhe që kishte Peza. Ësh-të Peza, e cila u projektua, u ideua dhe po të ishte e realizuar plotëisht, do kishim atë që kemi sot në vitin 2015: Një unifikim shumë më të përgatitur dhe më të pjekur. Peza u mblodh dhe ishte para-prakisht me kauzën e saj për të dëbuar okupator-in me forcat e veta. Fakti është që Peza e realizoi këtë ideal. Pse? Sepse dihet që Shqipërinë nuk e çliruan as serbët, as sovjetikët, as anglo-ameri-kanët, asnjë fuqi e huaj, siç ndodhi në Greqi, në Serbi, siç ndodhi në të gjitha vendet e tjera, ku fuqitë e mëdha morën përsipër çlirimin e atyre vendeve. Kauza në rastin Pezës e të vendit tonë ishte çlirimi i vendit me forcat e veta. E dyta, në Pezë ideali dhe kauza pati bazën e pleqësive mbarëkombëtare. Ishin mendimet e më të mençurve, të këtyre pleqësive, ku theksohej se “do të veprohet si në kohën e rilindasve tanë, sipas iluminizmit”, me një mendim e filozofi të tillë, që liria të jetë çështje e vetë dëshirës dhe vullnetit të popullit. Kush ishte roli i Myslym Pezës për peri-udhën 1939-1944 në Pezë e më gjerë?
-Mobilizimi i mbarë popullit për luftën antifash-iste në Pezë, erdhi si rezultat i nevojës së
brendshme, por edhe i autoritetit të Myslym Pezës. Ky hero, nuk mblodhi “rekrutë me pagesë” kur çetën e tij pariotike. Jo! Myslim Peza, me shembullin e tij personal, ai vuri në dispozicion të rezistencës gjithë aftësitë e veta si luftëtar sy-patrembur, gjithë lidhjet e tij farefisnore, teritori-ale. Ndaj dhe Peza u bë shtrati ku u strehuan, u përgatitën, e u konsultuan për të gjitha vendim-marrjet që rrezatuan në projektet e tjera ko-mbëtare më pas. Aty, në Pezë, nisën të gjitha ng-jarjet e mëdha historike që do vendosnin fatin e Shqipërisë. Ngjarjet nisën aty; edhe para se të vinte Kongresi i Përmetit, edhe para se të bëhej konferenca e Labinotit, edhe para se të emëroheshin disa komandantë brigadash, që nga Gjin Marku, etj, edhe para se të vinte e të merrte detyra Vasil Shanto, edhe para se të vinte e të merrte rol drejtues të rinisë antifashiste Qemal Stafa, edhe para se të krijohej Brigada e 3-të Sulmuese, edhe para se Brigada e Parë e Mehmet Shehut të ndërm-errte inkursionet për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar. Po ti shikosh, të gjitha ngjarjet janë të “shtjelluara” aty. Pa Pezën, nuk mund të krijohej, as Partia Komuniste në 8 nëntor 1941. Pa qenë “gjeneratori” me emrin Pezë, as që mund të mendohej se do të krijohej mundë-sia dhe siguria, për grupin e vogël të militantëve që krijuan PKSh, të cilët shkuan ilegalë vetëm për disa orë në Tiranë, në një shtëpi të vogël dhe Sipas jush si historian e studjues, sa nga këto merita i takojnë Heroit Myslym Peza dhe sa popullit të Pezës?

-Dua të theksoj fort se Peza si popull, ka sakri-fikuar shumë në luftë. Unë gjykoj se Myslim Pezës, në fakt në libra, botime, dhe në vetë figurën e tij kur jetoi dhe kontribuoi për këtë vend, i është dhënë merita në mënyrë të padiskutueshme. Por them se popullit të Pezës, duhej t’i jepeshin atrib-utet më të gjëra e më të mëdha, pa e personali-zuar vetëm tek një lider, tek një njeri, tek një per-sonalitet, natyrisht i padiskutueshëm, si Babë Myslimi. Shprehem kështu, sepse, po të lexosh vetë kujtimet e Myslim Pezës, ai asnjëherë nuk ka folur vetëm për veten e tij; por ka folur për popu-llin e Pezës, për sakrificat e tij. Është normale, që populli i Pezës të flasë për hero-in e tij. Se kështu ndodh në his-tori: Roli i liderit, i individit që udhëheq një popull në luftë është i padiskutueshëm, por ama ishte populli ai që luftoi dhe sakrifikoi. Këtë thotë edhe Babë Myslimi. Por duhet vlerësuar më shumë edhe ky komponent, pra, populli i Pezës në atë luftë. Jo se nuk është folur, të jemi të qartë për këtë, por them të dimensionohet edhe më shumë, ashtu sikurse e meriton. Për Pezën janë shkruar libra plot. Dua ta thek-soj se Peza ka nevojë për një botim të plotë, të posaçëm, pa përjash-time, pa mëllefe, pa paragjykime. Të mer-ret historia, ashtu siç ka qenë. Se ndonjë in-divid, apo pjestar i luftës, për shembull, mund të ketë patur një kontribut të cak-tuar në këtë luftë, dhe është anashkaluar, ose është parë “bardhë e zi”. Si do t’i komentonit sot figura të tilla të kohës së luftës, si; Shyqyri Peza, Mustafa Gjinishi, Baba Faja Martaneshi, Abaz Kupi, etj?
-Kam këtu një shkrim të botuar në vitin 1980 në gazetën “Adriatiku” të Durrësit nga Sali Verdha. Dhe kam ndërkaq, materiale arkivore nga AQSh, ku ish patizanë të asaj brigade, ku ka qenë vetë i nderuari, personaliteti Sali Verdha, të cilët kanë shkruar edhe për “njëanëshmëri” të trajtimit të ngjarjeve të mëdha të luftës së këtij formacioni luftarak. Mendoj se sot duhet të ngrihemi mbi këto mentalitete. Për shembull; një tjetër figurë është Mustafa Gjinishi. Mendoj se nuk duhet trajtuar si “armik” Mustafa Gjinishi. Se ai ka folur për bashkim e vëllazërim në Mukje, pavarë-sisht se si ka hyrë në histori kjo ngjarje. Ose për shembull; a na vjen mirë ne, kur kon-statojmë të shkruhet diku, sikur gjoja “Shyqyri Peza nuk shkonte mirë me vëllanë Myslym Peza”, siç e kanë paraqitur? Jo, s’na vjen mirë. Se Shyqyri Peza kishte meritat e Pezës. Ai ishte një njeri i shkolluar, nuk hodhi kundër luftës, fshatarët e zonave të Tiranës, si Mulle-tin, etj, etj, se po të kishte ni-sur, “lufta civile”, sikurse pre-tendon dikush sot, ajo do kish nisur në Tiranë. Jo, ai e shmangu vëllavrasjen. Se Shyqyri Peza dha shembullin personal për të patur vël-lazërim, si ai vetë me të vëllanë Myslymin, ashtu edhe mes gjithë njerëzve. Se në qytete të tjera gjatë asaj kohe kanë ndodhur grindje për qejfprishje brenda fisesh, si në Vlorë, Korçë, etj. Nga grindja me njeriun e afërm, kalonte tjetri në “krahun tjetër”. Në Pezë, asgjë e tillë nuk ndodhi. Se “lufta civile” nuk ka ekzistuar, por raste vëllavrasjesh asokohe, edhe kanë ndodhur, të jemi të sinqertë. Këtë duhet ta pranojmë. Ngaqë ka qenë kështu, mendoj se edhe në his-tori Shyqyri Pezës duhet t’i jepet roli që i takon. Se Shyqyri Peza, gjithçka e ka bërë me një largpamësi të mad-he atëhere. Çfarë nuk lex-on për këtë figurë të nderuar të luftës; jo “ka takuar Qazim Mulletin”, “ka takuar atë e këtë”, etj. Po ç’të keqe paska se për “x” a “y” problem të fshatit e të fshatarëve të tij, ai (Shyqyriu) që i kishte nën përkujdesje, paska takuar prefektin? A e bëri këtë gjë, për të shmangur gjakderdhjen në Pezë? Po. A shpëtoi jetë njerëzish? Po. A punoi që rezervat e Pezës të ruheshin e të planifikoheshin për të pa-tur autonomi gjatë luftës, kundër pushtuesve fash-istë italianë e nazistëve gjermanë? Po. Të gjitha këto janë merita të padiskutueshme të Shyqyri Pezës, të diplomacisë e zgjuarsisë së tij. Tjetër; Peza mbajti ekujlibër më mirë se të gjitha fshatrat e tjerë. Nuk e bëri luftën kundër njerëzve të Os-man Balit, por zhvilloi vetëm luftë antifashiste nacional-çlirimtare kundër pushtuesit. Se diku bëheshin plane nga bashkëpunëtorët e fashizmit, duke joshur spiunë të gjithfarëllojit: “Sa grada do; sa para’ do; vetëm vrite Myslym Pezën!”. Po, kështu ka ndodhur atëhere… Shyqyri Peza ishte një figurë e rëndësishme, që e donte Pezën, që vlerësonte dhe respektonte vëllanë e tij, luftëtarin Myslym Peza dhe nuk shitej. Një tjetër aspekt: gjithë këto krahina që rrethojnë Pezën; si Shijaku, Peqini, Kavaja, etj, ishin zona ku pushtuesit ndod-heshin aty, dhe kjo ka qenë një peshë shumë e madhe për Pezën. Është meritë e Myslym Pezës që këto fshatra tentuan të forcojnë sa më shumë rezistencën e tyre ndaj okupatorit. Kishte në këto zona dhe kundërshtarë. Por unë nuk di një ur-dhër të Myslym Pezës, që të “ndëshkohej” ndonjë nga këto krahina, pse kishte kundërshtarë ndaj tij. Jo. Përkundrazi ai kërkonte edhe të bënte marrëveshje me interes kombëtar. Ai ka tentuar të bëjë marrëveshje edhe me Abaz Kupin. Edhe me Baba Fajen edhe me Haxhi Lleshin. Pse? Sepse donte të evitohej vëllavrasja. Donte që si nacio-nalistë, të Shqipërisë së Mesme dhe të Shqipërisë së Veriut të evitohej vëllavrasja dhe ata të përf-shiheshin në luftë kundër okupatorit.
Përse dallon Peza në atë kohë, nga zonat e tjera, gjykuar nga konteksti historik?
-Nga studimi që po i bëj Historisë së LANÇ, konstatoj se Peza dhe fshatrat përreth saj, kanë shumë veçanti në krahasim me zona të tjera të asaj kohe. Në Pezë, nuk gjej zgjim të hasmërive të vjetra. Nuk gjej kultivimi të fenomenit të vëllavrasjes. Fshat më fshat luftohej. Bëhej luftë ndaj okupatorit dhe jo kundër njeri-tjetrit. Tjetër: Unë nuk gjej një rast të vetëm që Myslym Peza të mos e ketë mbajtur fjalën. Asnjëherë. Dhe kjo është cilësi më tipike e shqiptarit për të cilën ne krenohemi si Komb. Po ju bëj një pyetje shumë rutinë, por që besoj se kërkon një përgjigje shumë specifike: Pse u bë në Pezë, Konferenca e parë antifashiste e pluraliste?
-Ndryshe nga shumë përgjigje “rutinë” unë do ta përkufizoja paksa ndryshe: Konferenca u bë aty, jo vetëm për vendin, por edhe se historikisht Peza ishte një teritor “unikal”, që dha prova zjarri, kundër fashistëve italianë, kundër nazistëve gjermanë. Madje aty u strehua Brigada e tretë. Aty u strehua Mehmet Shehu, me formacionin e tij luftarak, dhe madje iku. Ai duhej ta kishte mbrojtur Pezën; dhe nuk duhej të ikte. Anglezët, u strehuan në Pezë dhe nuk u dekonspiruan nga populli i Pezës. Aty është vënë në provë besa; cilësia me jashtëzakonshme e shqiptarit. Aty janë ofruar para’, janë ofruar poste, janë ofruar çdo gjë, për të dekonspiruar ata që strehoheshin aty, që kërkoheshin nga fashizmi dhe regjimi si “njerëz të rrezikshëm”, edhe komunistët; dhe populli e Pezës nuk i tradhëtoi asnjëherë. Peza mori një kauzë madhore, mori një mision madhor. Besa e shqiptarit, është cilësia më e vyer që ka populli ynë dhe Peza tregoi se e përfaqëson më së miri atë.