Kujtim Çako: Historia mbi trajtimin financiar të ushtarakëve shqiptarë në 111-vjet shtet

57
Sigal

-Kujtim Çako-Doktor I shkencave ekonomike

-Gjeneral. major-rezervë

                                                                                                         

Historia e ushtrisë shqiptare nuk është sot, ajo ka ekzistuar që në lashtësi. Që nga Ilirët, pellazgët, ushtria e Kastriotëve, gjithë historia e popullit shqiptare dhe e Shqipërisë është histori luftërash për mbrojtjen e trojeve të veta, për mbrojtjen e popullit shqiptar nga pushtues e invazorë, që e kanë coptuar e gjymtuar trupin e vendit, atdheut të shqiptarëve. Si çdo vend në botë, populli dhe ushtria shqiptare ka patur uljet dhe ngritjet e veta sipas periudhave historike. Ushtri të organizuar ka patur duke filluar nga Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit, Teuta, Skënderbeu dhe  më vonë në kohën e Perandorisë Osmane u dalluan mbi 35 vezirë e komandantë të lartë me origjinë shqiptare. Stuktura ushtarake elitare e kësaj perandorie ishin repartet e Jeniçerëve ku rreth 70% ishin shqiptarë si luftëtarë më trima. Në shek XVIII dhe XIX Ali Pashë Tepelena–Janina, -Bonaparti i Ballkanit- ishte në krye të vilajetit më të madh shqiptar në kohën e Perandorisë Osmane me synim për shtrirjen  e tij në tërë teritoret e Mbretërisë së Pirros së Epirit. Ky vilajet i Ali  Pashës,- Luani i Janinës-, njihet në Historinë e Mesjetës së Vonshme me Pavarësi të plotë “de fakto“ nga Porta e Lartë me elementë të shtetformimit dhe “de jure“ gjysmë pavarësi. Kishte një ushtri të madhe fillimisht me rreth 50.000 luftëtarë dhe rreth viteve 1808-1810 arriti në 100.000 luftëtarë dhe kryesisht shqiptarë.

Pak histori për trajtimin financiar të ushtarakëve shqiptarë

Ushtria shqiptare në kohën Rilindjes është periudha para shpalljes së pavarësisë. Ushtria para Luftës së Dytë Botërore, Ushtria NÇL, dhe deri në ditët e sotme. Por nuk mund të mos përmendim dhe faktin historik që luftëtarë, komandantë e udhëheqës ushtarakë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, kanë bërë emër në histori në ato ushtri ku kanë qenë pjesë dhe drejtues të tyre. Po aq e lashtë sa është historia e ushtrisë shqiptare, po aq i lashtë është edhe trajtimi ekonomiko-financiar i tyre. Kuptohet në këtë kumtesë të shkurtër ne do të mundohemi të themi disa aspekte të trajtimit ekonomiko-financiar të ushtarakëve sidomos pas vënies të gurit themeltar të krijimit të shtetit modern shqiptar, atij të lindur në Vlorën heroike më 28 Nëntor 1912, nga një grup idealistësh dhe patriotësh shqiptarë me Ismail Bej Vlorën në krye, pas Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit Kombëtar. Më 4 dhjetor Kuvendi zgjodhi Kabinetin Qeveritar me Ismail Qemal Vlorën, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, Ministër i Luftës Mehmet Pashë Dërrallën (Tetova). Në përbërje të Forcave të Armatosura ishin Forcat rezerviste të përbëra nga ushtarakë të moshës 40-60 vjeç të organizuar në reparte të rregullta, të pajisura me armatim e municione të lehta, të veshur me uniformë ushtarake kur thirreshin në luftë. Këto ishin formacione bazë batalioni që vepronin në disa krahina të vendit, në Shqipërinë e Jugut fillimisht, por më vonë edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Forcat rezerviste përbënin masën kryesore dhe masive të Ushtrisë Shqiptare, të organizuar në çeta në bazë fshati, apo lagje të qytetit. Strukturë parësore e Forcave të Armatosura ishte Xhandarmëria dhe u organizua mbi bazën e 4 detashmenteve, reparte këto të barabarta me një batalion, me 300 xhandarë secila. Çdo repart drejtohej nga një oficer shqiptar me shumë përvojë. Në kohën e ushtrisë së Zogut, sipas  burimeve të ndryshme dokumentare, theksohet se krahas mungesës së shpirtit luftarak kësaj ushtrie nuk i funksionoi zinxhiri komandues si edhe shërbimi i ndërlidhjes. Mbreti Zog kishte një ushtri me dispozitiv të konsiderueshëm për luftim mbrojtës me rreth 18.000 ushtarë këmbësorë, 2000 forca mbrojtëse të kufirit, 2800 xhandarë, 2060 n/oficerë, 860 togerë, 308 kapitenë, 42 majorë, 12 n/kolonelë, 7 kolonelë e 2 gjeneralë. Raporti i forcave mësymje-mbrojtje ishte i pranueshëm rreth 2:1, aq sa i pranojnë doktrinat ushtarake të kohës.

Trajtimi financiar i ushtarakëve shqiptarë për periudha nga viti 1912 -1939

Ne të gjithë e dimë që ushtria shqiptare u themelua në dhjetor 1912 dhe në strukturën e organizimit të saj ishte edhe pjesa e trajtimit ekonomiko-financiar. Në këtë trajtim bënte pjesë: norma e veshjes, tabela e pagave, ushqime, etj. Kuptohet në këtë lloj organizimi dhe trajtime si fillim, eksperienca ishte ajo turke, sepse edhe ushtarakët që u vunë në krye të ushtrisë shqiptare, shkollat ushtarake turke kishin mbaruar dhe vinin nga këto eksperienca të organizimit të një ushtrie të rregullt. Sigurisht, ushtria e Qeverisë të Ismail Qemalit ishte e vogël, dhe trajtimi i saj modest, nevojat e saj me trajtime ekonomiko-financiare që më shumë përballohej kryesisht me ndihmat e vet popullit shqiptar. Në këtë periudhë përveç këtyre burimeve në shërbim të trajtimit ekonomik-financiar të ushtrisë u vunë edhe ndihmat e atdhetarëve nga vendi dhe diaspora, si edhe nga shtete të huaja. Trajtimi ekonomiko financiar i ushtarakëve mbi baza të shëndosha ligjore e organizative mori përparësi pas vitit 1920. Kjo është e lidhur me Kongresin e Lushnjes, me qeverinë shqiptare që doli nga ky kongres, me çlirimin e Vlorës, shpalljen e Tiranës kryeqytet etj. Kështu, gjatë vitit 1921 për të organizuar e mbajtur ushtrinë, e cila arrinte deri 7000 vetë, u dha një buxhet prej 6.5 milion Franga ari, afërsisht rreth 950 franga për çdo ushtar, ndërsa për xhandarmarinë, që këtë vit numëronte 200 veta, u dha një buxhet 2.5 milion Franga ari, afërsisht 12.500 franga ari për çdo xhandar. Kuptohet ky buxhet nuk ishte vetëm për paga, ai ishte dhe për veshje, ushqim, teknikë, armatim dhe shpenzime të tjera. Por buxheti i forcave të armatosura të asaj kohe nuk përbëhej vetëm nga fonde të buxhetit të shtetit, por edhe nga ndihma të mbledhura nga popullata e thjeshtë, që e shikonte ushtrinë si mbrojtje të popullit të një krahine të caktuar, për t’u mbrojtur nga “shkiau” Serb apo Malazes në Veri dhe nga Greku në Jugë. Ndihma për ushtrinë u dhanë nga çdo prefekturë e nënprefekturë e vendit si edhe nga shoqata të grave të Shqipërisë në dimrin e vitit 1924, duke u treguar të gatshëm sidomos në lidhje me trajtimin e të plagosurve gjate veprimeve luftarake të kësaj periudhe. P.sh nga prefektura e Shkodrës në nëntor të vitit 1921 u mblodh një ndihmë për ushtrinë që kapte shifrën 30.000 Korona (Monedhë Austriake). Në Delvinë në dhjetor 1921 popullsia lokale ndihmoi në gjetjen e godinave për strehim dhe të 180 palë veshjeve në dobi të këmbësorisë së dytë të batalionit të III-të të ushtrisë shqiptare. Nga qyteti dhe fshatrat e Tiranës edhe në kushtet e varfërisë së skajshme në vitin 1921  mblodhën ndihma në të holla sa me to u blenë për ushtrinë 400 kapela, 1000 palë opinga, 1000 palë çorape etj. Ky sensibilizim u arrit, sepse parlamenti sqaronte popullin mbi domosdoshmërinë e shpenzimeve për ushtrinë kur thoshte se;

“Një oficer për të ruajtur nderin zyrtar duhet të jetë i veshur dhe i mbathur. Ti sigurohen  nevojat ekonomike, për ndryshe s’mbetet nder në ushtri.”

Në vitin 1923 kishte dalë ligji për dorëheqjet dhe pensionet e ushtarakëve, që përsëri trajtimi dhe në pension i ushtarakëve ishte dinjitoz. Nga ky ligj janë marrë disa elemntë që u mbajtën parasysh në ligjin për statusin e ushtarakut të vitit 1991.

Shteti dhe qeveria shqiptare në këto vite me gjithë vështirësitë ekonomike që kishte vendi ynë, bënë gjithçka për trajtimin ekonomik-financiar të oficerëve dhe nënoficerëve, duke i siguruar kësaj shtrese një rrogë mbi mesataren e shtresës së mesme të popullsisë, me synim ngritje e trajtim gjithnjë e më të mirë. Prioritet i jepej pagesës së oficerëve, nënoficerëve të bazës e jo të Ministrisë. Duke krahasuar këtë trajtim me trajtimin e sotëm të oficerëve dhe nënoficerëve të bazës si edhe policëve, ky i sotmi nuk siguron as minimumin jetik të ushtarakut, pa folur për familjen e ushtarakut me 3-4 pjesëtarë e me një të punësuar (vetëm ushtaraku).

Buxheti i mbrojtjes dhe i xhandarmërisë në vitin 1923.

Ky Buxhet i xhandërmarisë në kohën e mbretërisë arriti afërsisht 45.7 % të buxhetit kombëtar dhe i detajuar si vijon në pasqyrën nr.1.

 

Pasqyra nr.1    Buxheti i mbrojtjes dhe i xhandarmërisë në vitin 1923

– Ushtria                                           =  5.051.314 Fr/Ari

– Xhandarmëria                              =  4.503.640 Fr/Ari

– Forcat vullnetare civile              =  1.889.000 Fr/Ari

Gjithsej                                          = 11.443.954 Fr/Ari

 

Në buxhetin e vitit 1931–1932, ushtria dhe xhandarmëria harxhonte 14.429.515 Fr/Ari ose 45.18 % e buxhetit kombëtar.

Pasyra nr.2  Pagat për disa kategori të ushtarakëve

Ushtari                                        =     2       Fr/Ari,

Tetari                                           =     4       Fr/Ari,

Rreshteri dhe kapteri                  =    10   Fr/Ari,

Aspiranti                                      =  150       Fr/Ari,

N/togeri                                      =  200       Fr/Ari,

Togeri                                          =  200     Fr/Ari,

Kapiteni  i klasit të  II-të              =  250       Fr/Ari,

Kapiteni i klasit të   I-rë              =  330       Fr/Ari,

Majori                                         =  420       Fr/Ari,

N/koloneli                                  =  500       Fr/Ari,

Koloneli                                      =  600       Fr/Ari

Kjo tabelë pagash, tregon një trajtim dinjitoz të ushtarakëve në këtë kohë, duke mbajtur parasysh edhe vlerën që kishte Franga në Ar për kohën.

Ky ishte motivim që në ushtri të shkonin elitat e kohës. Ishin këto elita ushtarake që u bënë elita atdhetare edhe në kohën e Luftës Nacional Çlirimtare, që dolën në mal për të çliruar Shqipërinë.

 

Trajtimi financiar në periudhën e diktaturës 1945-1990.

Edhe në këtë periudhë brenda nivelit të një shteti diktature në tërësi ushtarakët janë trajtuar me paga dhe trajtime të tjera (veshje dhe ushqime) mbi mesataren e popullatës. Shpenzimet e mbrojtjes sidomos pas viteve 1980 deri më 1990 zinin rreth 12-15 % të totalit të buxhetit të shtetit. Paga e ushtarakëve varion nga 650 lek (n/oficera) deri më 1400 lek (për ushtarakët e lartë si komandantë divizioni, korpusi, drejtorë, zv.ministra, ministra). Edhe pensionet e ushtarakëve ishin në nivele të mira, në nivelin e një page të një nëpunësi të mesëm dhe me arsim të lartë. Me këtë pension ushtaraku ishte në gjendje të përballojë koston e jetesës.

 

Trajtimi financiar në periudhën e tranzicionit e viteve 1991 e në vazhdim.

Duhet të jemi realistë që pas viteve 90, Shqipërisë iu shkatërruan resurse; ekonomia u paralizua, si rrjedhojë dhe trajtimi i asaj ushtrie të madhe për kohën do të kishte probleme. Gjatë kësaj periudhe me qëllim që edhe Shqipëria të kishte një ushtri brenda standardeve të vendeve të NATO-s, dhe perëndimit duheshin bërë reforma, duheshin bërë shkurtime, duhej rinovuar teknika luftarake, etj. Edhe trajtimi ekonomiko-financiar pësoi ndryshime. Në vitet 1992 dhe më pas filloi ulja e buxhetit për mbrojtjen.

Pasqyra nr. 3 Buxheti i shpenzimeve për mbrojtjen prej vitit 1990 deri më sot.

Viti 1990   buxheti për mbrojtjen  i barabartë  me    12.7%    të  PPB

Viti 1992       “                    “                   “                      8.6 %             “

Viti 1997       “                    “                   “                      1.6 %             “

Viti 2000       “                    “                   “                      1.0 %             “

Tendenca e buxhetit – niveli i Natos 2.0 %   “

Në këto kushte edhe pagat e ushtarakëve pësuan ndryshime. Me tabelat e reja të pagave që u miratuan në fillim të vitit 1992, ushtarakët paguhen sipas pozicionit në detyrë (komandant, drejtor etj), por përveç pagës bazë ushtaraku sipas këtij modeli përfitonte edhe shtesa për grada, për vështirësi vendi, vështirësi arme, vështirësi shërbimi, etj, që shkon 40-50% e pagës bazë. Një trajtim për kohën dhe mundësitë ekonomike të vendit ishte i kënaqshëm. Më parë trajtimi financiar i ushtarakëve pësoi ndryshime.

 

 

S ketuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

U ndërtuan tabela pagash me pagat për gradë kolonel, n/kolonel, major, etj., deri general, por u hoqën disa shtesa sidomos ato për vështirësi vendi e shërbimi që për mendimin tim duhet të studioheshin më mirë. Më pas u bënë disa korrigjime, por megjithatë përsëri trajtimi ekonomik-financiar i ushtarakëve nuk ishte në nivelin e duhur, kjo sidomos për oficerët e rinj që sa mbarojnë shkollën si jashtë vendit edhe brenda vendit. Mendoj se kjo kategori ushtarakësh duhet të stimulohet, ndryshe do të humbasë interesi i tyre për të qëndruar në ushtri. Paga për këtë kategori (n/toger, toger) nuk i kalon 35.000 lekë, që mendoj se nuk siguron as minimumin jetik të ushtarakëve. Mendoj se me pagat e ushtarakëve duhet të jemi të kujdes- shëm sepse ajo është e lidhur me privimin e shumë të drejtave të tyre. Prandaj dhe trajtimi i tyre sidomos në kushtet ekonomike të tregut duhet të jetë disi i veçantë në kategoritë e tjera të nëpunësve. Diferencimi me to duhet të bëhet shtesa për vështirësi, vjetërsi, vend shërbimi, etj. të cilat duhet të shkojnë deri 50% të pagës bazë. Mendoj që kjo do të ndikojë pozitivisht që ushtaraku të jetë dinjitoz dhe të mos ta kthejë kokën prapa (tek familja) dhe kur është në shërbim  brenda dhe jashtë vendit. Edhe trajtimi me veshje të jetë e veçantë, megjithëse ka përmirësim, që figura e oficerit të jetë dinjitoze.

 

Shpenzimet shqiptare për mbrojtjen, më të ulëta në Ballkan.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të vogël të shpenzimeve ushtarake në të gjithë vendet e rajonit. Këto shpenzime kanë rënë ndjeshëm nga viti në vit. Shumë njerëz mbetën të mallëngjyer nga parada e bërë me rastin e festës së çlirimit të Shqipërisë nga forcat nazi-fashiste. Shumë të tjerë mbetën të habitur me “teknologjinë e lartë” të forcave tona të armatosura. Në këtë paradë binte në sy një larmi e lartë e mjeteve ushtarake. Sigurisht, shumica janë dhuratë e vendeve të ndryshme mike. Gjithsesi, opinionet për forcat tona ushtarake edhe sot me 29 nëntor ishin si gjithnjë të ndara. Por sa shpenzon në të vërtëtë Shqipëria për mbrojtjen? Duhet thënë se gjatë viteve të fundit shpenzimet për mbrojtjen kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Parashikimet e projektbuxhetit të vitit 2005 e rendisin mbrojtjen ndër sektorët me më pak prioritet. Kështu, gjatë vitit 2005 janë parashikuar rreth 9 miliardë lekë për mbrojtjen nga ku 3.8 miliadë lekë janë parashikuar vetëm për pagat, 2.8 miliadë për mallra dhe shërbime. Investimet e planifikuara për mbrojtjen arrijnë në shifra nga më minimalet. Për vitin 2005 janë parashikuar gjithsej rreth 1.8 miliardë lekë investime në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto investime janë kryesisht për sigurimin e mbrojtjes, kulturën dhe sportin si dhe arsimin e shëndetësinë.

 

Shpenzimet për mbrojtjen krahasuar me disa vende të rajonit.

Shqipëria ndër vendet e rajonit zë peshën më të vogël për kontributin e saj në Prodhimin e Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Nga viti 1999-2000, Shqipëria është një nga shpenzuesit më të vegjël për këtë fushë duke u renditur e fundit në krahasim me vende si Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia etj. Kështu, këto vende kanë shpenzuar (si përqindje në PBB) për mbrojtjen respektivisht: Bosnjë-Hercegovina 4.7 %, Bullgaria 3 %, Kroacia 2.9 %, Rumania 1.6 %, Polonia 1.5 %.

 

Ushtria dhe shpenzimet në periudhën e mbretit Zogu I.

Ahmet Zogu mbas Qeverisë së Ismail Qemalit krijoi një forcë të armatosur shqiptare të organizuar. Kështu shprehen të dhënat dhe studimet e bëra nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Mbreti Zog punoi si ministër i Punëve të Brendëshme deri në vitin 1922, dhe më pas si kryeministër i Shqipërisë. Deri para viteve 1925, forcat e armatosura ishin rreth 5 mijë burra, të cilët ishin përzgjedhur nga krahina e tij për të mbrojtur mbretërinë. Në vitin 1925 Shqipëria përgatiti një draft, i cili do të përgatiste trupa që do të rekrutoheshin nga italianët. Në fillim ky draft parashikonte përzgjedhjen e rreth 5000-6000 trupave çdo vit nga 10 mijë burra. Italianët furnizuan dhe pajisën shumicën e trupave si dhe i udhëhoqën ato në taktika dhe ushtrime luftarake. Kështu, forcat tokësore në kohën e Zogut përbëheshin me rreth 35 mijë burra, ose ¾ e të gjithë ushtrisë.

Shpenzimet për mbojtjen  në socializëm

Në vijim po japim për analizë dhe  ilustrim edhe shpenzimet për mbrojtjen të vendeve të Nato-s.

Pasyra nr.  4 Shpenzimet e  mbrojtjes ndaj  PBB, 1980-1997

Pasqyra nr.5 Pakësimi i shpenzimeve buxhetore nga Statusi i Ushtarakut 1991.

Mbi analizën e uljes së shpenzimeve dhe pakësimit të efektivit nga Reforma në  FARSH në vitin 1992 në zbatim të ligjit për Statusin e  parë të Ushtarakut miratuar në vitin 1991.

 

Shpenzimet e mbrojtjes në raport me Prodhimin e Brendshëm

Bruto (PBB)

Në bazë të Vjetarit Statistikor të RSH për periudhën 2000 deri në 2015  shpenzimet për mbrojtjen kundrejt PBB variojnë dhe kapin shifrën nga 1,08 % në 0,75%. Kjo shifer nga prilli 2009 deri më sot duhet t`i përgjigjet kërkesave dhe standarteve të NATO-s ku Shqipëria është antar i saj. Ky tregues zakonisht duhet të kapi shifrën rreth 2 % të PBB që t`i përgjigjet detyrimeve dhe modernizimit të FARSH si  vijon në pasqyrën nr.6.

Prof. Dr. Agim Binaj ish Drejtor i Financës, është bashkëpunëtor në studime të ndryshme që reformuan administrimin e vlerave materiale dhe monetare në Ushtri në vitet  1975 -90