Zjarr në kullën 26-katëshe, vdes një person

461
Sigal

Së paku një person ka vdekur, pasi një ndërtesë 26-katëshe është përfshirë nga flakët në qytetin më të madh të Brazilit, San Paolo. Ndërtesa u shemb, 90 minuta pas hapjes së zjarrit. Rreziku ka qenë shumë i madh, pasi në pallat kishte shumë njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar edhe pse ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga zjarrfikëset.

Rreth 50 familje mund të kenë qenë në ndërtesë në kohën ra zjarri, dhe 150 zjarrfikës kanë marrë pjesë në fikjen e flakëve raporton BBC. Nga kjo ngjarje fatmirësisht numri i personave të vdekur nuk ka qenë i lartë, një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë raportuar të humbur.

Dëshmitarët thanë se ata kanë dëgjuar njerëzit teksa bërtisnin dhe kërkoni ndihmë.

Pamjet tregojnë se ndërtesa u rrëzua në tokë, pasi shpërtheu një shtëllungë e madhe zjarri dhe tymi. Zjarri në fillim ra në katin e 5-të të ndërtesës dhe më pas flakët u përhapën dhe në katet e tjera.