Zbulohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

273

 

Aeroplani i skuadrës braziliane Chapecoense është rrëzuar
për shkak të një “problemi teknik”, kështu raporton BBC

Alan
Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, janë tre futbollistët e skuadrës
braziliane për të cilët është raportuar se i kanë mbijetuar aksidentit tragjik
që ndodhi dhe se pritet të rritet ky numër, pasi është raportuar herët në
mëngjes se ka shumë të mbijetuar.

Sipas
asaj që raporton BBC, rrëzimi i aeroplanit “Lamia BAE-146” në Kolumbi mund të
ketë ndodhur për shkak të një “problemi teknik”.

Lista e të mbijetuarve pas
aksidentit të aeroplanit me futbollistë brazilianë 

Futbollisti brazilian, Alan Ruschel,
është i mbijetuari i parë pas rrëzimit të aeroplanit në afërsi të qytetit të
Medellinit të Kolumbisë

Ai është dërguar menjëherë në
spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu është raportuar pas tij
edhe Danilo dhe Jakson Follmann i kanë shpëtuar këtij aksidenti dhe se janë
jashtë rrezikut për jetë.

Ky numër pritet të rritet pasi
Kaleth Gutierrez bëri të ditur se ka shumë të mbijetuar. 

Ja çfarë tha futbollisti i
mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit




Alan Ruschel është një ndër futbollistët e shpëtuar pas rrëzimit të avionit që
barrte 81 pasagjerë në Medelin të Kolumbisë.

27 vjecari, i huazuar nga
Internacional, u cua në spital me vetëdije dhe teksa ishte duke folur.

Raportohet se ai ka pësuar disa
fraktura, dëmtime të jashtme në kokë dhe ka një traumë të përgjithshme po ashtu
në kokë.

Të njëjtat burime thonë se kur ai
arriti në spital kishte në mendje vetëm një gjë: familjen. Futbollisti ka
kërkuar që dikush të kujdeset për unazën e tij të martesës, dhe është
interesuar vetëm për familjen, jo për shëndetin e tij.

Pamjet e ekipit para rrëzimit
të aeroplanit

Aeroplani i cili u përplasur në
afërsi të Medellin, Kolumbia, kishte pasagjer ekipin futbollistik Chapeconse
nga Brazili.

Aeroplani ishte në fluturim nga
Bolivia, ndërsa deri më tani është bërë e ditur që gjashtë persona kanë
mbijetuar, ndërsa më poshtë ju sjellim pamjet e fundit të ekipit para se të
hipnin në aeroplan.