Vrit*t në Kolumbi një prokuror paraguaian kundër drogës

156
Sigal

Prokurori special i Paraguajit për luftën kundër trafikut të drogës, Marcelo Peci, është vrarë në Kolumbi, në një ishull në Karaibe, njoftoi kreu i policisë kolumbiane në Bogota.

Pesë hetues kolumbianë janë dërguar në ishullin e Barit, ku është kryer vrasja, për të kryer një hetim me mbështetjen e Paraguait dhe Shteteve të Bashkuara, u tha gazetarëve gjenerali Jorge Luis Vargas. Ai nuk ka deklaruar se kur ka ndodhur vrasja dhe në çfarë kushtesh. Sipas mediave, prokurori ishte në muajin e mjaltit në atë ishull turistik.

Ai u martua me gazetaren kolumbiane Claudia Aguilera më 30 prill në qytetin e Kartagjenës dhe në llogarinë e tij në Twitter publikoi foto nga dasma.

Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benitez, dënoi vrasjen frikacake të prokurorit në Kolumbi, duke thënë se kjo ka pikëlluar të gjithë kombin paraguaian.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt tragjik dhe dyfishojmë angazhimin tonë në luftën kundër krimit të organizuar”, shkroi presidenti në Twitter.

Një komision policor nga Paraguai do të shkojë në Kolumbi për të marrë pjesë në hetimin kolumbian, tha gjenerali Vargas.