Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit, gjenden trupat e 100 viktimave

442
Nuk ka asnjë të mbijetuar nga avioni rus i rrëzuar ditën e sotme në Sinaj të Egjiptit. Lajmi konfirmohet nga forcat e sigurisë egjiptiane. Deri më tani janë gjetur trupat e 100 viktimave, ndërsa në bordin e avionit ishin 224 persona, mes tyre 17 fëmijë. Forcat e sigurisë zbuluan mbetjet e avionit në një rajon malor ku ka shumë terroristë të lidhur me ISIS. Avioni ishte pronë e kompanisë ruse “Kogalymavia”. Ai u rrëzua 20 minuta pas fluturimit nga Sharm el Sheikh. Deri më tani tre janë pistat e hetimit: avaria në motor, moti i keq dhe sulmi terrorist. Presienti rus Vladimir Putin e ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për nder të viktimave të kësaj tragjedie.
Sigal