Vritet me armë zjarri 50-vjeçari shqiptar në Selanik

43
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin grek të Selanikut. Si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të rrugës, një person ka qëlluar vdekje me armë zjarri një 50 vjeçar me origjinë shqiptare.

Në momentin kur është qëlluar, shqiptari ka qenë në makinën e tij, teksa kishte ndaluar në karburant, shkruan Protothema.

Mësohet se viktima ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për shkaqet ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.