Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi, ja sa ishte magnituda

Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës gjatë ditëve të fundit.

Një tërmet me madhësi 3.8 I shkallës Rihter u regjistrua sot në Lemnos.

NOA

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua në orën 13:42, rreth 36 kilometra në verilindje të zonës. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, duke e bërë mjaft të ndjeshëm.

Disa ditë më parë një tërmet me madhësi 6 të shkallës Rihter goditi zonën e Larisas, ndërsa u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme.