Kryemadhi: Elbasanin ta kthejmë në qytetin e vlerave. Kam besim tek të rinjtë se do ta drejtojnë Elbasanin, do ta lulëzojnë

216
Sigal

 

Sot ne jemi në Elbasan, kemi prezantuar Klaudjën, Mozën, themelues të LSI. Njëra është gjyshe, mama. Klaudja është e re, sepse e ka nisur që studente me LSI-në, Moza është gjyshe, por në moshë është shumë e re. Në Elbasan ju të rinjtë e nisni dashurinë shumë shpejt, e doni shumë njëri tjetrin, martoheni shumë shpejt dhe kjo është gjë shumë e mirë. Nuk ka asgjë të keqe, sepse është një ndjenjë që në thelb të saj ka familjen. Ne në fakt e kemi, ‘Shqipëria shtëpia juaj’, sepse një nga problemet më të mëdha që ka sot rinia është largimi i tyre nga Shqipëria. Kur flasim për shtëpinë, mendojmë prindërit tanë, shoqërinë, lagjen ku jemi rritur. Largimi i të rinjve ndodh për mungesë të punës, arsimit, apo dhe arsye të tjera. Sot të rinjve, sidomos ju që jeni artistë ju duhen hapësira për të zhvilluar talentet e tyre, siç janë muzika, piktura, etj. A ua ofrojmë këtë me sistemin tonë arsimor? Jo. Prandaj jemi fokusuar shumë te programi i LSI për arsimin, ‘mëso dhe fito’, që nga rritja e pagave të mësuesve, etj. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Elbasan ne kemi 3 studentë që kandidojnë në listën e deputetëve që për mua është privilegj. Sindi Laloshin që është studente për ekonomi, kemi Sindi Qafleshin për juridik dhe që ka edhe një biznes të sajin, që ka marrë një iniciativë të saj me lulet. Ashtu si Sindi që ka një biznes familjar që krijon mundësinë e të komunikuarit me njerëz të lumtur. Dhe vijmë të sportisti Franko që është rritur në LSI. Ka ardhur që fëmijë. Është kjo lidhje familjare, rrjeti që krijojmë me njëri-tjetrin dhe që përfaqësojnë vazhdimësinë. Të kandidosh në Elbasan është shumë e vështirë, për arsye financiare, mungesës së ofrimit të alternativave, apo edhe mbajtjes së premtimeve. Vetë Elbasani është një qytet sa elitar aq edhe i vështirë në komunikimin, sidomos për gratë e vajzat, të rinjtë e të rejat për tu përfshirë në politikë.

Elbasani është shumë afër me Tiranën, 17 minuta larg, 30 minuta nga Durrësi, pra i ka të gjitha mundësitë e komunikimit perfekte, prandaj të prishim ata barriera që ka marrë peng Elbasanin, duke nisur nga politika sesi është drejtuar dhe po drejtohet qyteti. Elbasani duhet të jetë një nga qytetet më të pasura për sa i përket gjithë rrjetit dhe kryeqëzimit të rrugëve. Në fakt është qyteti me numrin më të lartë të papunësisë. Jam e bindur që duke angazhuar të rinjtë e të reja, që do ta kthejmë vëmendjen në Elbasan.
E thashë edhe më herët, nuk është çështja tek numri i deputetëve apo angazhimi i 2-3 personave për tu bërë drejtorë. Është çështja tek angazhimi i njerëzve në vendimmarrje për të ju imponuar politikës për të marrë vendime që i shërbejnë qytetarëve të Elbasanit. Ju shërben juve në radhë të parë. Elbasani ka qenë djepi i arsimit, nuk mund të kthehet tani në djepin e injorancës, varfërisë. Normalja e famshme e Elbasanit, ju e dini të gjithë, historitë janë shumë të lidhura me të, qoftë për arsimin, kulturën, trashëgimninë e shumë gjëra të tjera. Këto gjëra kanë qenë në memorien tonë më përpara, e ju duhet ti riktheni. Ti riktheni në realitete, vlera dhe kam besim te ju. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është të gjeni forcën, kurajën dhe prandaj jemi ne këtu, për të qenë me ju, për të ju hapur rrugën që ju ta drejtoni këtë qytet, ta lulëzoni, ashtu siç lulëzon për ditën e verës, unë ashtu dua ta lulëzoni edhe në të ardhmen. Ta harrojmë të kaluarën, të shkuarën e hidhur e cila ka lënë gjurmë në jetën e elbasanllinjeve e të kthehemi në një normalitet që e bën jetën të bukur, këndshme dhe në një atmosferë. Janë shumë gjëra që duhet ti kujtojmë njëri tjetrit, gjëra pozitive dhe unë besoj vërtetë që do ta realizojmë këtë gjë.