Lefter Maliqi: Merrjani lekët banditëve po ua dhanë, po votën jo!

235
Në nisje të fjalës së tij, ai u shpreh se deklarata ka lidhje me të gjitha ndodhitë që kanë ndodhur 10 ditët e fundit të fushatës elektorale.
Sigal

TIRANË– Lefter Maliqi, deputet i opozitës së re në Kuvend, i cili është i renditur i shtati në listën e LSI në qarkun e Beratit, dha ditën e sotme një deklaratë për mediat. Në nisje të fjalës së tij, ai u shpreh se deklarata ka lidhje me të gjitha ndodhitë që kanë ndodhur 10 ditët e fundit të fushatës elektorale.

Maliqi iu drejtua qytetatëve duke iu thënë se nëse iu ofrohen para nga ana e personave të ndryshëm për të shitur votën, mund ti marrin paratë. Mirëpo, ai shtoi se votën kurrsesi nuk duhet t’jua japin.

DEKLARATA:

Deklarata ka të bëjë me këto 10 ditë të fushatës elektorale, dhe me veprimet e fundit, banditekse në Elbasan. Unë dua ti bëj thirrje shqiptarëve që vota për PS është një votë kundër sektit të rilindjes, bandat, mashtrimeve elektrale, për shëndetësi falas, në mënyrë që dhe në parlament, janë dhe disa seanca, unë mendova se mbaruam.

Ka seanca deri deri me 5 prill. Dua t’ju them se presidenti luan një rol vendimtar, se në të kundërtën ne do të kalonim në diktaturë. I bëj thirrje policisë së shtetit të distancohet nga të gjitha veprimet dhe urdhërat politik. Ka iku koha e krimit të organizuar. Jeni të gjithë të pranishëm që gjysma do të digjen iku Vasilika, Majko më keq, sic dogji Bushatin. Kohët e fundit patë dhe një fluturim nga ajri në Berat, Berati nuk merr me shumë se tre mandate PS, nuk i merr më. PS nuk e ka më mendjen te pushteti, po Ruci ku do ti marrë votat, Lali i fiqve, një përcarje në të gjitha bashkitë. Merrjani lekët banditëve po ua dhanë, po votën jo. Iu bëj thirrje ndryshimi do të ndodhë.