Vidhte materialet e sekuestruara , arrestohet efektivi i policisë

307
Sigal

Një zyrtar i policisë së Kosovës është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur sende të sekuestruara nga policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari i arrestuar është polic serb, përgjegjës në “Dhomën e Dëshmive”.

“Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ende pa kaluar një javë e plotë, konkretisht më 27 shkurt të këtij viti, është realizuar inspektimi i rregullt në Stacionin Policor të Drejtorisë Rajonale Policore në veri të Mitrovicës.

Skandali i para pak ditëve në dhomën e dëshmive në Zubin Potok, ku u suspendua një komandant, ka vazhduar edhe me detaje të tjera të reja. Dje është arrestuar zyrtari policor përgjegjës në dhomën e dëshmive të këtij stacioni policor, i cili është zënë duke vjedhur lloje të ndryshme të armëve dhe motor sharra në këtë dhomë.

Kujtojmë se ende pa kaluar një javë e plotë, konkretisht më 27 shkurt të këtij viti, është realizuar inspektimi i rregullt në Stacionin Policor të Drejtorisë Rajonale Policore në veri të Mitrovicës.

Pas këtij inspektimi, policia ka konfirmuar se kanë hasur në parregullsi në dhomën e dëshmive, me ç’rast kanë suspenduar nga puna shefin e hetimeve dhe komandantin në Zubin Potok.

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të para disiplinore ishte iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente ka vazhduar të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin, për të cilin sot është njoftuar se është arrestuar polici serb i dyshuar për vjedhjen e këtyre mjeteve të munguara