Autoriteti Portual Durrës: Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari, shkak era e fortë

367
Sigal

Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi  janë nisur me rreth  8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”. Kështu bën të ditur Autoriteti Portual Durrës teksa njofton për vonesën e trageteve që nisen nga Bari, Itali.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm  nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15:00.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të  tjerë të linjës Durrës-Bari, të cilët  janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.