Venezuela në flakë, vijojnë protestat e dhunshme

572
Përleshjet e dhunshme mes protestuesve në Venezuelë dhe Gardës Kombëtare të qeverisë vazhduan edhe të mërkurën në rrugët e Karakas.
Video amatore të realizuara nga qytetarë të thjeshtë tregojnë situatën dramatike që po përjeton kryeqyteti i Venezuelës.
Forca sigurie të armatosura që përleshen mes tyre dhe protestuesve, tym dhe kaos.
Sipas agjencisë Reuters, gjatë përleshjeve të sotme ka pasur disa të plagosur, një prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Protestat e studentëve dhe trazirat kundër qeverisë së Nikolas Maduro kanë marrë jetën e rreth 40 personave deri tani në të gjithë vendin e Karaibeve.
Partia opozitare e Tryezës së Unitetit Demokratik po bën thirrje për protesta të rregullta që nga fillimi i prillit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Sipas grupeve të të drejtave, që nga momenti kur nisën protestat, praktikisht në fillim të muajit prill, mbi 1,700 persona janë arrestuar gjatë muajit të protestave, ku 597 prej tyre janë ende të burgosur qindra të tjerë janë plagosur, shpesh në konfuzion në mes të rrugës mes të rinjve që hedhin gurë dhe forcave të sigurisë që kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Sigal