Vdes kreu i inteligjencës ushtarake të Rusisë

550
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas.
Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”.
Sergun, 58 vjeçar, i cili ka qenë në krye të GRU që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.
Përmes deklaratës, Kremlini nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes.
Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe forcave të armatosura.
GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun nuk ishte i njohur si figurë publike.
Sigal