Alarmi shokues i ish-strategut të CIA-s: Një sulm elektromagnetik i Kim Jong-un mund të vrasë 90% të amerikanëve

514
Koreja e Veriut mund të vrasë 90% të amerikanëve përmes urisë, nëse ata godasin energjinë elektrike amerikane me një shpërthim elektromagnetik, pretendon ish-analisti i CIA-s, shkruan “The Telegraph”
Peter Vincent Pry thotë se një sulm elektromagnetik i Koresë së Veriut (EMP) në SHBA do të kishte pasoja apokaliptike.
Ish-strategu bërthamor i CIA-s i tha një nënkomisioni të Sigurisë Kombëtare të Kongresit se kjo mund të shkaktonte uri, sëmundje dhe kolaps shoqëror duke rezultuar me vdekjen e shumicës së popullsisë
Një raketë EMP, sipas tij, nuk ka nevojë të hyjë në atmosferën e Tokës para se të shpërthejë dhe të gjenerojë një impuls elektromagnetik me frekuencë të lartë.
“Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin një popullsi prej 320 milionë njerëzve vetëm për shkak të teknologjisë moderne. Një EMP që zhduk rrjetin elektrik për një vit do të asgjësonte infrastrukturën kritike, e nevojshme për të mbështetur një popullsi kaq të madhe” tha ish-strategu i CIA-s për Forbes.
Ai tha se brenda tri ditëve nga sulmi, “furnizimi me ushqim në dyqanet ushqimore lokale do të konsumohej dhe furnizimi ushqimor kombëtar 30 ditor në depo rajonale do të fillonte të prishej”.
Kërcënimi i mundshëm vjen pasi tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut duket se po arrijnë kulmin, pasi Kim Jong-un po vazhdon me programin e tij bërthamor.
Sigal