Vdes i mbijetuari i fundit i kampit nazist të Treblinkës

434
Samuel Willenberg i mbijetuari i fundit i kampit famëkeq nazist të Treblinkës në verilindje të Polonisë, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Tel Aviv. Lajmi u bë publik nga mediat vendase.
Treblinka ishte një nga kampet më famëkeqe naziste, ku humbën jetën më shumë se 800 mijë hebrenj, sipas Memorialit izraelit të Holokaustit.
Më 2 gusht 1943, një grup hebrenjsh vendosën të luftojnë nazistët dhe të arratisen, mes tyre edhe Willenberg. Rreth 200 prej atyre që u arratisën u vranë gjatë përpjekjes për të ikur sa më larg, por Willenberg arriti të vrapojë shpejt, ndonëse një plumb e preku në këmbë, duke e plagosur rëndë. Sa ishte gjallë, ai tha se arriti të ionformojë mbarë botën për ekzistëmcën e kampit të vdekjes dhe se cfarë ndodhte atje.
Kampi i Treblinkës është tashmë një sajt përkujtimor me disa gurë të mëdhenj mbi të cilët shkruhet “Kurrë më” apo “Martirët e getove të Varshavës”.
Sigal