Britani, Referendumi i BE, Ministrat nisin fushatë të ashpër kundër Cameron

503
Kur të gjithë menduan se marrëveshja e arritur mes Britanisë dhe Bashkimit Europian qetësoi të dyja palët, në Londër pyetja të qëndrojmë apo të dalim nga Bashkimi Europian është kthyer më e fuqishme se kurrë. Dhe kjo jo vetëm jashtë kabinetit qeveritar, por edhe brenda tij.
6 ministra të kryeministrit Cameron kanë nisur një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes së Cameron, duke kërkuar mbështetje për daljen e Britanisë nga Unioni teksa referendumi do të mbahet më 23 qershor. Për të mbrojtur idenë e tij se dalja nga BE nuk do të ndalonte ardhjen e emigrantëve në Britani, Cameron do të përballet me deputetët e tij, ku do të prezantojë me detaje edhe marrëveshjen e arritur me Brukselin.
Ai thotë se marrëveshja forcon sovranitetin britanik dhe Mbretëria e Bashkuar do të jetë “më të sigurt dhe më të fortë” nëse qëndron brenda unionit.
Por kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson thotë se ai do të bëjë fushatë kundër, me argumentin se ky është shansi i vetëm për një ndryshim të madh e të vërtetë në vend. Ndërhyrja e tij shihet si goditje e madhe ndaj fushatës së Kameron. Në një prononcim për Daily Telegraph, Johnson ka deklaruar se qëndrimi brenda Bashkimit Europian do të çojë në “një erozion të demokracisë”.
Marrëveshja përfshin ndryshime që lejojnë reduktimin e pagesave sociale dhe garanci për shërbimet financiare britanike ndërkohë që lehtësojnë edhe bllokimin e rregulloreve të padëshiruara të BE-së. Ajo do të hyjë në fuqi menjëherë nëse Britania e Madhe voton për qëndrimin në BE.
Sigal