Sigal

Një adoleshent izraelit ka gjetur vdekjen në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë, ndërsa po përpiqej të bënte një “selfie”, shkruan BBC.

Tomer Frankfurter 18 vjeç, ndodhej në një udhëtim dy mujor në SHBA, tha nëna e tij për mediat izraelite. Ajo tha se djali i saj po përpiqej të bëntë një “selfie”, kur ai u rrëzua nga një lartësi 250 metra. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se trupi i adoleshentit do të kthehet në vendin e tij, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në Qershor, dy alpinistë gjetën vdekjen në Yosemite, duke u pëpjekur të ngjisnin një shkëmb. Një tjetër alpinist vdiq në Maj në majën e Half Dome mbi Luginën Yosemite dhe një alpinist britanik humbi jetën pasi ra nga shkëmbi El Capitan shtatorin e vitit të kaluar.

Parku Kombëtar Yosemite u rihap kohët e fundit pasi u kërcënua nga zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në të gjithë Kaliforninë.