Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro, pulari e makina

246
Sigal

SPAK ka sekuestruar një pasuri me vlerë një milionë euro, e krijuar nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të drogës në Danimarkë.

Në një njoftim në “Twitter”, SPAK thekon se pasuritë, të cilat janë një pulari dhe pesë automjete të ndryshme, do ti kalojnë shtetit shqiptar.

Postimi i SPAK:

Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: ~ 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar

Pasuritë & cash konfiskuar nga http://SPAK.al që i kalojnë shtetit shqiptar : *Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / *Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / *5 automjete të ndryshme * / 173 500 € & 8.6 Milion lek cash!