Vaksinohet zëvendëspresidentja / Kamala Harris merr dozën e parë të Moderna-s

212
Sigal

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, morën sot dozën e tyre të parë të vaksinës anticovid.

 

‘Në rregull, le ta bëjmë’, tha ajo, ndërsa infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore nxori gjilpërën. Kjo ishte e lehtë. Faleminderit. Mezi e ndjeva”, shtoi ajo më tej.


 

Lexo edhe :

“Unë dua të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen. Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Unë i besoj shkencës dhe janë shkencëtarët ata që krijuan dhe miratuan këtë vaksinë”-tha më tej Harris.

Në fillim nuk ishte e qartë se çfarë vaksine kishte bërë Harris, Pfizer apo Moderna-n ndërsa më vonë u zbulua se zëvendëspresidentja amerikane kishte marrë këtë të fundit.

Vaksinave Pfizer dhe Moderna iu dha dritë jeshile për t’u përdorur nga qeveria amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Kosova miraton buxhetin 2.4 miliardë euro për vitin 2021