Sipas Forbes vaksinat Covid mund të rrisin rrezikun e infektimit me HIV

494
Sigal

Disa nga vaksinat e Covid-19 që po zhvillohen aktualisht, mund të rrisin rrezikun e infektimit me HIV, paralajmëroi një grup studiuesish në revistën mjekësore Lancet. Studiuesit janë munduar për të krijuar një vaksinë HIV mbi një dekadë më parë, ku një kandidat premtues i vaksinës në fakt rriti rrezikun e disa personave që të infektohen.

Lexo edhe :  “Janë bërë 6 kate shtesë” / Banorët në protestë për pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Nuk dihet saktësisht se si vaksinat Covid rrisin rrreziqet e infektimit me HIV, por një konferencë e mbajtur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandoi kundër përdorimit të mëtejshëm të Ad5 si vektor në vaksinat e HIV-it (Dr. Anthony Fauci ishte autori kryesor i letrës që përshkruan këtë pozicion), thekson Robert Hart për revistën prestigjioze amerikane Forbes.

Lexo edhe : Kërcënoi banorët me kallashnikov në Elbasan / 45-vjeçari qëllon policinë dhe arratiset në pyll

Ad5 përdoret si vektor në disa vaksina Covid-19. Shkenca identifikon katër kandidatë të tillë që aktualisht po i nënshtrohen provave klinike në vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA, me dy prova në shkallë të gjerë të fazës 3 që vazhdojnë në Rusi dhe Pakistan. Studiuesit theksuan nevojën për të kuptuar rolin që Ad5 mund të luajë në rritjen e rreziqeve të HIV në popullatat e prekshme para zhvillimit dhe vendosjes së vaksinave.