“Janë bërë 6 kate shtesë” / Banorët në protestë për pallatin e dëmtuar nga tërmeti

274
Sigal

Banorët e një pallati në Krujë kanë janë ngritur në protestë pasi kërkojnë ekspertizën e pallatit ku jetojnë , pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë të gjithë ekspertët që kanë verifikuar dëmtimet e këtij pallati kanë arritur në përfundimin se pallati është i pabanueshëm dhe po ashtu i është vendosur shirit.

Por ndryshe ka vepruar administratori i këtij pallati i cili sipas banorëve ka për shkak se ka korruptuar gjithçka i ka detyruar banorët që t’i drejtohen Prokurorisë ku pas shumë verifikimesh Prokuroria arriti në vendimin që pallati të prishet.

Në këtë objekt banonin 29 familje dhe të gjithë trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia Krujë.

Sakaq në këtë protestë kishte edhe prezencë të uniformave blu, por që nuk u shkaktuan përplasje.

 

“Fillimisht pallatin e nxorën të pabanueshëm, ndërsa tani na thanë se është i pabanueshëm. Edhe Bashkia e nxori të pabanueshëm. Ne kemi dalë në protestë, kërkojmë të drejtat”, thotë një qytetare.

“Ky pallat nuk kolonë bërthamë, nuk ka shtyllë kurrizore . Por ku është procesverbali që tregon gjendjen e këtij pallati. Janë bërë 6 kate shtese mbi tre kate. Sipas ekspertizës së Prokurorisë pronari i pallatit nuk ka lënë fitila dhe pas tre muajsh shton edhe gjashtë kate të tjera, çfarë metodologjie ka përdorur.

Si ka mundësi që ky pallat ka përfunduar në 2009 dhe për godinën e shërbimeve e ka marrë lejen në 2011, ne nga jemi futur. Nuk jemi kundër legalizimeve , ne duam të dimë a është respektuar rregullorja”, thotë një tjetër qytetar.