Kërcënoi banorët me kallashnikov në Elbasan / 45-vjeçari qëllon policinë dhe arratiset në pyll

347
Sigal

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zavalinë në Elbasan. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari, Josif Kavaja pasi ka terrorizuar banorët e fshatit me kallashnikov, ka qëlluar drejt policisë në momentin e mbërritjes së saj në vendngjarje.

Më pas ai është larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit ku po vazhdon ndjekja e uniformave blu. 45-vjeçari është me precedentë të mëparshëm penalë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që policia i ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga shtëpitë për të mos rrezikuar jetën.