Lajmi i fundit / Elbasan, 45-vjeçari kërcënon banorët me kallashnikov

296
Sigal

Një 45-vjeçar i identifikuar si Josif Kavaja në fshahin Zavalinë të Elbasanit ka qëlluar me kallashnikov në ajër pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë po vazhdon të kërcënojë banorët e zonës duke qëlluar në ajër vazhdimisht.

Banorët kanë njoftuar policinë e cila pritet të mbërrijë në vendngjarje. Fshati Zavalinë ndodhet në një zonë të thellë malore gjë që e vështirëson ndërhyrjen e menjëhershme të uniformave blu.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.