Brexit / BE dhe Britania bien dakord për marrëveshjen tregtare

222
Sigal

Britania dhe BE kanë rënë dakord për marrëveshjen tregtare pas Brexit, pas muajsh të tëra me negociata tejet të vështira.

Pas muajsh të tëra konfliktesh Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit, duke vulosur daljen e vendit nga blloku.

Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve  për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Presidentja e Komisionit Europian po jep një konferencë për shtyp në lidhje me këtë pakt të ri në këto momente.