Ura më e gjatë në botë, prej xhami

689
Më shumë se 3 mijë kinezë kuriozë morën pjesë në inaugurimin e urës më të gjatë në botë, prej xhami.
E ndodhur në zonën piktoreske të Hongyagut, në kontenë Pingshan, në provincën veriore të kinës, Hebei, ajo ofron një panoramë unike gjeografike, me pamje magjepsëse të maleve përreth, ujëvara natyrore, qytete antike dhe tempuj, të cilat njerëzit mund ti shohin nga një lartësi prej 218 metrash në qiell, me asgjë mes tyre dhe pamjeve të mrekullueshme.
Vetë vizitorët thonë se gjithçka është shumë impresionuese dhe se nuk pendohen përse kanë udhëtuar aq shumë në këmbë për të parë urën e rrallë që qëndron sipas tyre në majën e botës.
Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë. Mbi një mijë pllaka xhami katër centimetra të trasha janë shtruar në urën 488 metra të gjatë, që sipas përllogaritjeve të inxhinierëve, mund ti rezistojë erës së fortë apo edhe një tërmeti gjashtë ballësh.


Sigal