‘Lija e majmunit’ ka ngritur alarmin! Sa e rrezikshme është dhe si duhet të mbrohemi?

171
Sigal

Që nga e shtuna, 92 raste të konfirmuara dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga 12 shtete anëtare që nuk janë endemike për virusin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OKB-së tha se pret të identifikojë më shumë raste të lijës së majmunëve pasi zgjeron mbikëqyrjen në vendet ku sëmundja zakonisht nuk gjendet dhe do të ofrojë udhëzime dhe rekomandime të mëtejshme në ditët në vijim për vendet se si të zbusin përhapjen e lisë së majmunëve.

SA E RREZIKSHME ËSHTË?

Rreziku për publikun e gjerë është i ulët në këtë kohë, u tha gazetarëve një zyrtar i shëndetit publik amerikan në një konferencë të premten, raporton Reuters.

Lija e majmunëve është një virus që mund të shkaktojë simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje dhe shfaqet me një skuqje të shoqëruar me puçrra.

Shumica e njerëzve shërohen plotësisht në dy deri në katër javë, tha zyrtari.

Virusi nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2 që nxiti pandeminë globale COVID-19.

Ekspertët besojnë se shpërthimi aktual i lijës së majmunit po përhapet përmes kontaktit me lëkurën.

“COVID përhapet nga rrugët e frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Ky nuk duket të jetë rasti me lijën e majmunit,” tha Dr. Martin Hirsch nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

SI MUND TË MBROJNË NJERËZIT NGA INFEKSIONI?

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që mund të jenë në rrezik ndërsa kujdesen për pacientët me vaksinën e lijës, e cila gjithashtu mund të mbrojë kundër lisë së majmunëve. Qeveria amerikane thotë se ka mjaftueshëm vaksinë kundër lijës të ruajtur në Stokun Strategjik Kombëtar për të vaksinuar të gjithë popullsinë amerikane.

Gjithashtu ka ilaçe antivirale që mund të përdoren për të trajtuar lijën e majmunëve në rrethana të caktuara, tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA.

Më gjerësisht, zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të shmangin kontaktin e ngushtë personal me dikë që ka një sëmundje të skuqjes ose që nuk është mirë. Njerëzit që dyshojnë se kanë lije majmuni duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.