Trump: Muri me Meksikën do ndërtohet më shpejt nga sa ishte parashikuar

435
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se muri me Meksikën do ndërtohet shumë shpejt, madje më shpejt nga sa ishte parashikuar.
Duke folur gjatë një aktiviteti në Maryland, Trump tha se ndërtimi i murit do të ndodhë shumë shpejt duke u shprehur se do vendosë amerikanët të paret.
Deklarata e Trump vjen një ditë pasi sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare John Kelly takuan homologët e tyre meksikanë në Mexico City.
Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump u shpreh se do ndërtojë një mur përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Gjithashtu gjatë fushatës elektorale Trump ka thënë se do të kufizojë pranimin e refugjatëve në vend.
Sigal