Tragjedi në Indonezi, pas shpërthimit të vullkanit, 11 alpinistë të vde.kur dhe 12 të zhdukur

47
Sigal

11 alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit Mount Marapi të Indonezisë pas shpërthimit të malit gjatë fundjavës, thanë ekipet e shpëtimit në zonë sipas BBC.

12 të tjerë janë të zhdukur dhe kërkimi u pezullua të hënën pas një tjetër shpërthimi të vullkanit. Raportohet se 75 alpinistë ishin në zonë në momentin e shpërthimit fillestar, por shumica u evakuuan në mënyrë të sigurt.

NOA

Shpërthimi krijoi një re hiri 3 km në ajër, duke errësuar qiellin dhe duke mbuluar me hi fshatrat përreth.

Marapi është ndër vullkanet më aktivë nga 127 vullkanet e Indonezisë. Shpërthimi më vdekjeprurës i Marapit ndodhi në vitin 1979, kur vdiqën 60 njerëz.

Tre persona u shpëtuan pranë kraterit të hënën përpara se kërkimi të pezullohej. “Ata ishin kishin disa djegie dhe ishin tejet të lodhur”, tha Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Padang.