FBI arreston zyrtarin e lartë në SHBA, ja për çfarë akuzohet

FBI arrestoi republikanin Ryan Kelley, një kandidat për guvernator të Miçiganit, të enjten për akuza për kundërvajtje në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021, në Kapitol të SHBA nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Deklarata e betuar e një agjenti të FBI-së tha se Kelley, 40 vjeç, u kap në video duke qëndruar në një turmë njerëzish që “sulmonin dhe shtynin oficerët e zbatimit të ligjit” në Kapitol.

Sigal

Kelley është një nga pesë personat që kërkojnë nominimin republikan për të sfiduar guvernatoren demokrate Gretchen Whitmer në zgjedhjet e nëntorit. Ai shërben si komisioner i caktuar i planifikimit në Allendale, Michigan.