Favorizoi trafikantët e drogës, AMP pezullon nga detyra nënkomisarin Taulant Ismailaj

22
Sigal

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajoni Fier-Berat, ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Fier, i dyshuar për Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

Sipas AMP,  nga hetimet paraprake, rezulton se Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai po ashtu dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

“AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit, vetëpastrimin e Policisë, e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090”, njoftoi AMP-ja.