Sigurimi e kthen mbrapsht kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli

427
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u kontrolluar në hyrje nga Policia e Kosovës në detaje. Kjo për shkak se seancën e kaluar u fut në gaz lotsjellës në Kuvend që u hodh nga deputeti i VV-së, Albin Kurti. Mbledhja e kryesisë dje vendosi që çdo deputet të kontrollohet në mënyrë strikte që të mos futen gjë sende në kuvend. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk i ka shpëtuar kontrollit gjatë hyrjes në seancë. Ai ka pasur diçka në xhep, dhe është kthyer mbrapsht nga sigurimi. Ramush Haradinaj e Xhavit Haliti janë parë teksa kanë hyrë në Kuvend. Kuvendi po ashtu do të bejë emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas si dhe emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore.
Sigal