Dua Lipa po përflitet për një lidhje të re, por si qëndron e vërteta?

38
Sigal

Dua Lipa është bërë kryefjalë e mediave sociale. Thënë kjo, vetëm dy ditë pas raportimeve se i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin Romain Gavras, ajo po përflitet për një lidhje të re.

Fansat mendojnë se ajo ka nisur një romancë me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga.

Në foto ata shfaqen në makinë dhe duken tejet të qeshur, siç mund ta shihni.

Mirëpo, për ata që nuk e dinë Omar ka deklaruar se është homoseksual. Në një intervistë në vitin 2022, Apollo deklaroi: “Ndjehem si në fillim, […] Unë po përpiqesha të isha misterioz. Por as që më intereson më tani… Unë thjesht jam homoseksual”.

Nuk e dimë se prej kur njihen ata, po dyshja filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram pasi u takuan vitin e kaluar në brunch-in e Variety Hitmakers!

Madje, vitin e kaluar ajo festoi Krishtlindjen me Omar Apollon. Ylli i pop-it asokohe publikoi në Instagram një foto në ku ajo pozonte përkrah mamasë së saj Anesa Lipa, babit Dukagjin Lipa, motrës Rina Lipa, vëllait Gjin Lipa, dhe Omarit.

“The Sun” raportoi së fundmi se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas 8 muajsh lidhje.

Arsyeja e ndarjes thuhet se është fakti që artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.