Tragjedi në Greqi, prindërit e lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, e mitura ndërron jetë nga nxehtësia

123
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 8-vjeçare ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell, si pasojë e temperaturave të larta.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga person i komunitetit rom.

Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua e vdekur. Punonjësit e Policisë së Sigurisë Chalandrio, të cilët po hetojnë rastin, arrestuan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.