Ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Gjermani, arrestohet shqiptari në Itali, ja çfarë e “nxori zbuluar”

62
Sigal

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane, është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Pieves në Itali.

Ishte një kontroll rutinë mbi automjetin ai që ka zbuluar 40-vjeçarin.

Ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Gjermani.

Pas kryerjes së formaliteteve, 40-vjeçari u transferua në burgun e Perugia-Capanne.