Angli/ 4 të lënduar, përplasen dy rollercoaster në parkun e lojrave

528
Dy rollercoaster u përplasën ditën e martë më 2 maj, në një park lojrash në Angli, duke lënduar seriozisht 4 persona.
Përplasja ndodhi në rezortin e quajtur “The Smiler” në Staffordshire.

16 persona ishin në trenin lëvizës, sipas deklaratës së zyrtarëve.
Të gjithë u evakuuan ndërsa 4 personat e lënduar u transportuan për në spital.
Shërbimi i Emergjencës njofoti se të lënduarit ishin 2 djem të moshës 18 dhe 27 vjeç, dhe dy vajza të moshës 17 dhe 19 vjeç. 
Njëri prej djemve ka humbur këmbën e tij nga aksidenti.

12 persona tjerë patën lëndime të lehta.
“Ky ishte një incident i tmerrshëm dhe një ditë e keqe për të gjithë ne. Dua të shpreh keqardhjen time për të gjithë familjet e të lënduarve dhe për stresin që iu shkaktua,” tha Nick Varney, shefi ekzekutiv i Parkut të Lojrave.
Parku do të mbyllet derisa pronarët të kuptojnë shkaqet e gabimit të mekanizmave të rollercoaster dhe të përplasjes.
Sigal