Tërmet 6.4 ballë në ishullin e Indonezisë

473
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.4, ka goditur  qytetin indonezian të Rabit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Ndërkohë  ende  nuk ka njoftime të menjëhershme për dëmtime ose viktima, dhe nuk ka asnjë paralajmërim për tsunami.

Tërmeti goditi të martën në thellësi prej 16 milje, në jug të ishullit qendror indonezian Sumbawa. Pasoi një tërmet me magnitudë-6 në të njëjtën zonë, sipas USGS. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar.

Sumbaëa është ishulli i gjashtë më i madh indonezian, që përfshin 5,965 kilometra katrorë. Është pjesë e provincës Ëest Nusa Tenggara dhe ishte e banuar nga 1.39 milionë njerëz në 2014.

Indonezia është një arkipelag  i prirur  nga fatkeqësitë që ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit sizmikisht aktiv. Vendi ka pësuar një sërë tërmetesh vdekjeprurëse dhe tsunami në vitet e fundit, të cilat morën jetën e më shumë se 3,000 vetëve.