Presidenti Meta viziton muzeun etnografik shqiptar në Tuz

581
Sigal

Presidenti Meta ndodhet, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ka vizituar muzeun etnografik shqiptar në Tuz.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se ishte një emocion i paharruar nga kjo vizitë.

Presidenti Meta shpreh mirënjohje për patriotin Shtjefën Ivezaj, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Më poshtë postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.