Sigal

Duhet të ishte një lagje për të pasurit, që mund të kalonin pushimet në kështjellat e inspiruara nga Disneyland, por për shkak të recensionit ekonomik të 732 vilat në formë kështjelle të ndërtuara në Burj Al Babas, në rajonin verior turk të Bolu, kanë mbetur të pabanuara dhe pamjet nga lart të japin përshtypjen e një qyteti fantazmë.

Shtëpitë përrallore janë bërë një makth për projektuesit dhe ndërtuesit e grupit Sarot, të cilët pas shpenzimeve të mëdha dhe banesave të pa shitura kanë shpallur falimentin.

Të realizuara në stilin neo-gotik, në një ish luginë me pisha, banesat kushtojnë rreth 400 mijë euro secila, por për shkak të krizës nuk është shitur asnjëra prej tyre.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri