Superaksion në SHBA, arrestohen 105 persona. Mes tyre dhe shqiptarë

451
Sigal

105 persona janë arrestuar nga autoritetet amerikane gjatë një operacioni 10-ditor. Ky operacion synonte kapjen e të huajve, të cilët rezultonin me probleme të ndryshme me ligjin.

Shumica e të huajve të shenjëstruar nga oficerët e deponimit të ZRRE-së gjatë këtij operacioni, që përfshinte Michiganin dhe Ohajon, kishin histori paraprake kriminale që përfshinin dënime për krimet e mëposhtme: Dhunën në familje, vjedhje, ndikimi i drogës, sjellja kriminale seksuale e shkallës së dytë, si dhe shitjen dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit marijuanë.

“Ky operacion pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur sigurinë publike duke u fokusuar në heqjen e të huajve kriminelë” thuhet në njoftimin e autoriteteve amerikane.

Të arrestuarit (96 meshkuj dhe 9 femra) përfshinin shtetas nga 21 vende të ndryshme si : Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni, ndërsa nuk dihen ende identitetet e tyre.